28 qershori shënon ditën e humbjes fatale të regjimit despotik mesjetar të mbretërisë pushtuese të Nemanjidëve në Kosovë, ndërkohë që kjo datë fatale për Koalicionin e krishterë të Evropës, në Serbi, vazhdon të kujtohet si dita e Luftës së Kosovës, apo dita e Vidovdanit. Realisht, Beteja e Kosovës, sipas burimeve turke dhe burimeve të shumta të historiografisë evropiane e botërore ka ndodhur më 15 qershor 1389, sipas kalendarit gregorian, ndërsa më 28 qershor, sipas kalendarit Julian.
Serbët, duke ndërtuar mitin e tyre fantazmogorik për Luftën e Kosovës, për humbjen e tyre fatale, por edhe vrasjen e Sulltan Muradit të Parë nga prijësi me origjinë arbërore, Milush Nikollë Kopiliqi, këtë humbje e shënojnë si fitore, duke mos hequr dorë nga synimet e tyre grabitëse për pushtim dhe hegjemonizëm.
Sot, 623 vjet pas Luftës së Kosovës, qindra serbë të manipuluar dhe të verbëruar nga Kisha serbe, kanë arritur në Kosovë për të përkujtuar Betejën e humbur, në një tokë të huaj, të humbur përgjithmonë, humbje kjo që është strukur thellë në vetëdijen e mitizuar dhe të sëmurë serbe si plagë kanceroze, një fiksion mitologjik i cili kurrsesi nuk po mund të pajtohet me realitetin dhe nuk po mund të pranojë faktin se i ka humbur përgjithmonë tokat e huaja e të pushtuara, në Kosovë në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci, Slloveni, Maqedoni e më gjerë.
Miti serb për luftën e Kosovës, është i shpifur dhe këtë e ka vërejtur më së miri arkimandriti serb, Ilarion Ruvarasi, i cili madje ka vërë në dyshim tëra rrëfimet për të ashtuquajturën “darka e princërve” dhe shumëçka tjetër, me faktin se burimet e vërteta historike mungojnë, ndërsa mbështetje në të dhënat gojore e artistike, sipas tij, nuk janë relevante dhe vështirë se mund të jenë të besueshme.
Konstatimi i Ruvarasit nuk është i vetëm në Serbi dhe ky fakt është inkurajues.
Kjo datë historike, qysh prej vitit 1913, me rastin e pushtimit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare nga Aleanca e Shenjtë sllave, ka vazhduar të manifestohet si fitore dhe rikthim i Serbisë në Kosovë.
Kanë kaluar tashmë 100 vjet nga ajo kohë dhe një pjesë e serbëve të indoktrinuar me ideologjinë nacional-shoveniste, nuk heqin dorë nga ëndrra e tyre tragjike për “Luftën e Kosovës” për mallkimin që Mbreti Stefan u kishte bërë serbëve, kur djali i tij Dushani e kishte vrarë atë për shkak të rivalitetit.
Ky mit i sëmurë i memories serbe, mori dimensione fashiste 23 vjet më parë, në vitin 1989, kur krimineli serb, Sllobodan Milosheviq, në vendin e quajtur Gazimestan, afër Prishtinës, i cili dy vite më parë e kishte marrë pushtetin në ish-Jugosllavinë e Titos dhe kishte paralajmëruar se “ose do të bëhej Serbia e tillë, sikur kishte qenë dikur e plotë dhe e tërësishme, ose do të zhdukej fare”. Asokohe, me pretendimet e tij të çmendura, të mbështetura nga nacionalistë e çetnikët serbë, filloi edhe shkatërrimi pjesë-pjesë i ish Federatës jugosllave, burgut më të madh të popujve të Ballkanit.
23 vjet nga nxitja fashiste, që i dha kësaj date historike, Sllobodan Milosheviqi, datë kjo e bekuar përjetësisht nga Kisha Serbe, para rreth 1 milion serbëve të ardhur në Kosovë nga të gjitha viset e Jugosllavisë, sot janë futur në Kosovë qindra serbë, të ardhur nga Serbia, të cilët nuk po pajtohen me humbjen historike dhe po vazhdojnë ta vajtojnë kohën e moçme, kur ata kishin sunduar Kosovën. Sot, Vidovdani virtual i së kaluarës, shënon Kukovdanin serb të kohës, meqë Kosova është shteti i pavarur, ndërsa Serbia vazhdon të mbetet me ardhmëri të rrethuar, me Sanxhakun që po lufton për pavarësi, me Vojvodinën e cila një ditë të do ndahet nga Serbia dhe Krahinën e Timokut me popullatë rumune-vllahe.
Në kujtesën mitike serbe është i pranishëm mallkimi i mbretit Stefan Deçanski, i cili kishte mallkuar jo vetëm babanë, Millutinin që ia nxori sytë, por edhe djalin, Dushanin, i cili e katandisi në burg dhe e theri, për të mos e lejuar të kthehet në kreun e shtetit. Ai mallkoi edhe tërë brezat e ardhshëm të sundimtarëve serbë.
Mallkimi, si duket i ka zënë serbët dhe kjo tashmë po shihet qartë, meqë ata, edhe pse me një nunër shumë më të vogël, po vajtojnë të kaluarën e pandreqshme, po vajtojnë humbjet e pakthyeshme, po vajtojnë të ardhmen e pashpresë, me dilemën mes së kaluarës mitike dhe të ardhmes së qytetëruar.
Vidovdani virtual, kishtar serb, ka ngelur në kthetrat e vajtimit historik, të një vajtimi kolektiv, i stisur thellë në një kujtesë të perënduar historike, e cila më në fund duhet të lirohet, dhe një ditë me siguri se do të lirohet nga vetvetja, nga ëndrra e fantazia mesjetare.
Mbretëria e Nemanjidëve ka ngelur në kthetrat e ndeshjeve të egra atëvrasësish e bijë-vrasësish, e kaluara e Mbretërisë serbe kroate sllovene, ka ngelur në kujtesën e popujve të Ballkanit si një krijesë fantome e vrasjeve dëbimeve e masakrimeve të pjesëtarë të popujve jo sllavë. E kaluara komuniste Titiste, në kujtesën e popujve të Ballkanit ka ngelur si burgu më i madh i popujve. E kaluara despotike e fashiste serbe e Milosheviqit do të kujtohet si periudha më gjakatare që ka njohur Evropa pas Luftës së Dytë Botërore.
Serbëve të formatit, Nemanjid, Pashiq, Rankoviq, Milosheviq, Nikoliq e Daçiq po u ngushtohet rrethi, edhe pse në zgjedhjet e fundit në Serbi, kanë fituar forcat çetnike e nacional-socialiste. Ata, dita ditës po shohin dhe po e kuptojnë se po treten, ashtu si zogjtë e Qyqes, e cila i çil ata në çerdhe të huaja dhe nuk kujdeset më për ta, por i vajton përjetësisht.
Kukulelet po kthehen në vendin e vajtimit. Të shpresojmë se Serbia një ditë do të lirohet nga kukamat dhe do të shërohet nga mitomania dhe hegjemonia.