leoni

Ahmet Qeriqi: “Vukojet” e Serbisë dhe mentaliteti i egërsisë

 Fjalëformimi, për nga kuptimi    një gjuhë të caktuar,  ndryshon shumë nga fjalëformimi dhe përdormi i trajtave omonime, në një gjuhe tjetër, sidomos përmes mënyrës së formulimit dhe përdorimit të emrave të ndryshëm, qofshin këta emra njerëzish, kafshësh, kafshësh të egra e të buta dhe emra të shumtë, të cilët i ka në përdorim çdo gjuhë.

Secila gjuhë, në segmentin e fjalëformimit ka disa veçanti dhe specifika. Emrat e çdo gjuhe kanë karakteristikat dalluese, që përcaktojnë botën emocionale, psikologjinë dhe  mentalitetin e një populli të caktuar, qoftë edhe vetëm për një periudhë të caktuar historike.

Kësaj radhe do të marrim në shqyrtim disa emra shumë të përhapur ndër serbët, sikur është emri “Vuk” që ka kuptimin Ujk. Ky emër në gjuhën serbe paraqitet si omonim dhe patronim,  emër apo mbiemër njeriu, jashtëzakonisht i përhapur dhe si i tillë ai paraqitet si emër, mbiemër, emër vendi, emër kafshe të egër dhe emër kompozitë me kuptime të ndryshme.

Ky emër, gjithsesi se i takon periudhës së hershme të formulimeve të emrave  në përudhën e barbarisë, apo të paganizmit, kur njerëzit emërtoheshin me emra kafshësh, shpendësh, si dhe  emra të huazuar nga një apo më shumë gjuhë.

Pa pretendime raciste apo përbuzjeje për popullin serb, sepse në parim nuk ka popull të keq, por ka pasur ka dhe do të ketë popuj  që dallojnë për ekskluzivitet, agresivitet dhe imponim, ne do ta shqyrtojmë emrin Vuk, ( aq sa na lejon dija jonë) në të gjitha format e paraqitjes, për të përfunduar më në fund se ky popull, të paktën në këtë segment  është vetë identifikuar dhe është frymëzuar e “edukuar” në frymën e egërsisë, të agresivitetit, dhunës, pushtimit dhe imponimit kundër të gjithë popujve përreth.

Serbët janë i vetmi popull në Ballkan, që ka luftuar kundër të gjithë fqinjëve, sidomos kundër atyre që i ka konsideruar më të dobët.

Jo rastësisht në gjuhën serbe janë në përdorim dhjetëra e  mbase edhe qindra fjalëformime që lidhen me emrin Vuk  në kuptimin, “Ujk”, nga fjala bazë indoevropiane “Wolk”) e përhapur te të gjithë popujt, ku më shumë e ku më pak…

 

Emri Vuk te serbët është shumë i përhapur dhe nga ky fakt, në krahasim me emrat e popujve të tjerë, dallon sepse vazhdon të jetë  mjaft i përhapur  madje edhe aktualisht. Sa e sa fëmijë apo nxënës shkollash në Serbi mbajnë këtë emër, apo mbiemër, i cili për nga kuptimi është emër që të kujton ashpërsi, egërsi, është emër  që ngjall frikë e tmerr, jo vetëm ndër përralla.

 

Disa omonime dhe patronime serbe  që lidhen me emrin e Ujkut

 

Janë të shumtë emrat e gjuhës serbe që kanë për bazë emrin “Vuk” dhe që paraqiten në shumë mënyra omonime, kurdoherë të lidhura me rrënjën e fjalës “Vuk” – Ujk.

Vuk,

Vukotiq,

Vukoje

Vukmiroviq

Vukadinoviq

Vujaklija

Vukashin,

Vukosava,

Vukobratiq, vëlla i ujkut

Vukosavleviq,

Vukovar,  Vuk-var kështjellë

Vukodllak, qime ujku

Vuksan,

Vukmanoviq

Vuksanoviq,

Vujkoviq,

Vujadinoviq,

Vujaklija,

Vukovragiq

Vulekiq e të tjerë

 

Ashtu sikur te indianët e Amerikës së veriut, të cilët kishin në përdorim emra kafshësh për njerëzit, edhe serbët, si në të kaluarën  ashtu edhe sot e kanë për zemër këtë emër, i cili në njëfarë mënyre përcakton edhe një specifikë të mentalitetit të këtij populli, që edhe sot e kësaj dite adhuron çmendurisht  veset e ujkut dhe kurdo që i jepet mundësia vepron tinëzisht dhe egërsisht, ashtu sikur ujku, ashtu sikur egërsira.

Përpjekjen për ta zbërthyer njeriun ujk, apo mentalitetit e egërsisë së ujkut te njeriu, më së miri e ka trajtuar në romanin e tij “Ujku i Stepeve” shkrimtari dhe filozofi i mirënjohur, Herman Hese. Por ujku serb, nuk ka karakteristika nga ato të romanit. Ai është thjesht një emër i përcjellë në traditë qysh nga kohët e lashta, me kuptim të egërsisë e barbarisë, një emër i cili vazhdon të jetë në përdorim edhe sot në shumë forma e trajta në gjuhën serbe.
Ekziston një fjalor i tërë i emrave, të cilët në gjuhën serbe  lidhen me rrënjën vuk, në kuptimin “ujk”.

Ky emër i kafshës mishngrënëse, në gjuhën shqipe ka një përdorim mjaft të kufizuar dhe dikur përdorej në Malësinë e Rugovës, apo edhe në disa fshatra të Malësisë së Madhe. Trajtat e emrave Ukë, apo Ujkan kanë një përdorim shumë të kufizuar ndër shqiptarë, ashtu sikur kanë përdorim të kufizuar emrat e njerëzve me prejardhje nga bota e shtazëve të egra, por janë të pranishëm omonimet dhe patronimet  me prejardhje nga kafshëve të buta, pastaj nga emrat  e shpendëve e emra të  tjerë, si:  Dash, Dren, Luan, (arabisht, Asllan) Zog,  Sokol, Shpend, Shkurtë, Blegë, Bukl, Zanë, Sheqë, Pulë, etj.

Trajta Ukë-a, është trajtë e shkurtuar nga Ujk, ndërsa trajta Ujkan ka  marrë për bazë fjalën Ujk, që nuk është karakteristikë e emrave të njerëzve në gjuhën shqipe dhe nuk është  trajtë shumë e përhapur. Për më tepër, në gjuhën shqipe kemi edhe trajtën e njohur  eufemistike “Gojëmbyllti” që nënkupton  ujkun. Kjo trajtë është sajuar  me qëllim për të mos e përmendur emrin e ujkut, nga frika se edhe përmendja e emrit ujk, sjell fatkeqësi brenda shtëpisë.

Po ashtu në gjuhën shqipe nuk përdoret emri i gjinisë femërore Ulkonjë, në emërtimin e një femre, sikur përdorët të serbët psh. Vukosava, Vukica, Vuçina, etj.

 

Emri, Vuk ka qenë dhe po mbetet shumë i përhapur ndër serbë, madje edhe në kohën tonë, kur në të gjitha gjuhët kanë vërshyer emrat anglezë, italianë etj.

Janë të njohura sa e sa personalitete të historisë serbe që mbajnë këtë emër si:

Vuk Brankoviq, i cili kishte tradhtuar luftëtarët  e krishterë në Fushë të Kosovës  në vitin 1389 dhe ishte bërë vasal i turqve.

Vuk Karaxhiq, babai i gjuhës serbe dhe letrar i njohur i kohës.

Vuk Drashkoviq,  politikan dhe shkrimtar serb, i njohur si përhapës i idesë çetnike të Drazha Mihajloviqit, ultranacionalist, me qëndrimin e tij të njohur antishqiptar.

Vuk Jeremiq, ministri i Jashtëm serb, Vuk Obradoviq, dhe se sa vukovca, vukadina e vukobratiqa të tjerë kudo në Serbi e më gjerë ku banon kjo popullatë ardhacake nga viset e Siberisë, nga viset e ftohta ku lukunia e ujqve të egër përhap tmerr dhe fatkeqësi.

 

Omonimi apo patronimi “Ujk” te njerëzit, haset edhe te popujt e tjerë, por në asnjë gjuhë të botës nuk e ka shtrirjen  dhe kompleksitetin gjuhësore të paraqitjes, ashtu  sikur në gjuhën serbe, madje as në gjuhën ruse, ku trajtat: Volk, Volkov, Volkoviq,  janë në përdorim të gjerë,  por pa derivatet e shumëllojshme  që i hasim në gjuhën serbe.

Ky, ta quajmë fenomen i gjuhës serbe, gjithsesi se zbulon një lidhje të mentalitetit të hershëm pushtues, grabitqar, një mentalitet të egër, i cili po shprehet edhe aktualisht,  meqë trojet që kishte pushtuar Serbia prej vitit 1912 në vendet e Ballkanit, tashmë gati se janë pavarësuar, ndërsa Serbia në të ardhmen, pasi të shkëputet, sanxhaku, Timoku dhe Vojvodina, do të mbetet në Pashallëkun e Beogradit, atje ku edhe ishte krijuar shteti i parë serb, si shtet vasal i Turqise në gjysmën e parë të shekullit 19-të.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …