Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka thënë se agjenda evropiane do të jetë prioritet edhe për qeverinë e ardhshme të Kosovës. Ajo ka shtuar më tutje se në procesin integrues, prioritetet kryesore të Qeverisë së re do të jenë liberalizimi i vizave, implementimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, aprovimi nga ana e Kuvendit për Fondin IPA 2016, qasja e Kosovës në programet e Bashkimit Evropian dhe Reforma për Agjendën Evropiane. Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj ka shprehur optimizëm se obligimet që ka Kosova në aspektin integrues, ku bën pjesë edhe liberalizimi i vizave, të përmbushen këtë vit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …