Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ishte pjesë e takimit të Bordit të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal që u mbajt në Dubrovnik të Kroacisë. Gjatë takimit u diskutua Strategjia e Evropës Juglindore 2020: Raporti Vjetor i Implementimit për vitin 2017. Me këtë rast, ministrja Ahmetaj i ka njoftuar të pranishmit për reformat strukturore që i ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, veçanërisht në përmirësimin e ambientit e të bërit biznes dhe krijimin e kushteve për konkurrencë dhe investime të huaja direkte. Një arritje tjetër e rëndësishme është edhe hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit e cila ka hapur dyert e tregut të madh të BE-së për prodhuesit e Kosovës. Ahmetaj ka vlerësuar lartë të dhënat e raportit dhe ka shprehur rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si faktor i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Ministrja Ahmetaj ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Kosovës që të kontribuojë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal sfidë e cila është evidentuar edhe në raportin e fundit të bordit të RCC.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …