Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në ceremoninë e varrimi të Astrit Deharit, me emocione dhe lot është shprehur i pikëlluar për humbjen e Astrit Deharit. “Astriti na tregoi se si punohet me vetëmohim, me ideale me përkushtim. Shumë pak prej jush e dini që Astriti ishte ndër kuadrot kryesorë, që punoi me përkushtim për sistemin shëndetësor në komunën e Prishtinës. Nuk e keni parë nëpër intervista, por e keni parë duke punuar pa u ankuar e pa zë, ka thënë Ahmeti. Ai ka shtuar se duhet të ndjekim idealin e tij për një Kosovë të pavarur, të zhvilluar, për një Kosovë që punon drejt vetëvendosjes për bashkim kombëtar. “Astrit fli i qetë nuk do të ndalemi deri sa ta qojmë drejtësinë deri në fund”, tha mes tjerash kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.