Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur i shqetësuar që nuk është ekzekutuar ende Pakoja Emergjente Fiskale. Ai thotë se në vjeshtë do të ballafaqohemi me krizë socio-ekonomike dhe atëherë thotë se do të jetë shumë vonë. Për shkak se deputetët nuk po e votojnë rishikimin e buxhetit dhe analistët, sipas tij, po flasin për politikat amerikane karshi Rusisë e jo për temat jetike si një pagesë 170 euro për punëtorë, ai thotë se tani më nuk di se kujt t’i bëjë apel për këtë çështje.
