Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se drejtori i IKSHPK-së dhe profesionistët shëndetësorë nuk duhet të marrin përgjegjësi politike. “Naser Ramadani i IKSHPK-së merr përgjegjësi politike. Ne duhet ta lirojmë profesorin nga përgjegjësia politike. Kjo qeveri, ashtu sikur ajo e kaluara, po shkon të IKSHPK-ja tërë kohën se si t’ia bëjmë për numra dhe si të mos dalim keq. Këto janë gjëra që për një mjek nuk do të duhej të ishin brengë. Ai e jep mendimin e tij si mjek, derisa vendimin politik e marrin politikanët”, ka theksuar ai. Ahmeti ka thënë se situata me pandeminë në Kosovës është e rëndë, por akoma e menaxhueshme nëse ka strategji me skenare që e mbajnë situatën në kontroll.
