Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë një konference për medie, ka sqaruar kontestin e tejzgjatur mes komunës dhe Ministrisë së Financave për blerjen e 51 autobusëve me anë të një kredie lëshuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Numri një i komunës së Prishtinës ka thënë se ministri i Financave, Avdullah Hoti, bashkë me kryeministrin, Isa Mustafa po e bllokojnë këtë proces për inate politike. “Ne kërkojmë takim tash e sa kohë, por nuk dalin në takim, nënkryetari Dardan Sejdiu kërkon të dalë në debat me ministrin Hoti, por ai nuk pranon. Nuk e kuptojmë që si ka mundësi që për inate politike ta bllokojë Qeveria kryeqytetin e vet”, ka deklaruar Ahmeti. Ai i ka quajtur “lojëra të pandershme të ministrit e qeverisë”, arsyetimet e tyre që thonë se vet Komuna i ka fajet për këtë bllokim.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …