Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka drejtuar kritika të shumta ndaj mënyrës se si po udhëheqë Qeveria Kurti me Kosovën, sidomos në fushën e ekonomisë. Ai ka shkruar se xhepat e qytetarëve po zbrazen çdo ditë e më shumë ndërkohë që po rriten kreditë që familjet po marrin nëpër banka. “Gjatë vitit të fundit, kreditë në banka janë rritë mbi 15 përqind. Vetëm të ekonomive familjare (shpenzimet bazike) janë rritur rreth 17 për qind. Kjo është rritje enorme dhe brengosëse. Inflacioni që nuk eshtë përcjellur me rritje pagash ka mbushur buxhetin e ka zbrazur xhepat. Kam potencuar shumë herë gjatë muajve të fundit që inflacioni është mënyra më e shpejtë e transferimit të parave nga qytetarët te shteti. Kësisoji, xhepat zbrazen dhe me ato para që ju kanë marrë, të njëjtëve i jepen si lëmoshë përmes subvencioneve. E dëmshme dhe e rrezikshme! Qytetarin e bën të rënduar me kredi, lypës e të varur nga shteti, e qeverinë si shpëtimtare me subvencione në festa e kriza politike” ka shkruar ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …