Duke komentuar kritikat e ish kryeministrit, Isa Mustafa të bëra ndaj udhëheqjes aktuale të Prishtinës, kryetari i saj, Shpend Ahmeti ka shkruar se Isa Mustafa na i la bakshish Thaçin kryetar dhe Veselin kryeparlamentar. Isa Mustafa duhet me ditë që sot shumë lehtë në internet mundesh me i pa krejt ngjarjet politike në vitet e fundit edhe në qoftë se nuk ke jetuar në Kosovë. Nuk është si në kohën e Jugosllavisë, ia ka përkujtuar Isa Mustafës, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai ka shtuar më tutje se në Kuvendin Komunal të Prishtinës qe tre vite e edhe më tutje mjafton me ja mshel synin Agim Gashi Lirakut e anasjelltas për me blloku gjana. Përpara ndoshta edhe keni arrit me fsheh veprime të kaluara por sot jo. Mjaft me propaganda koti” ka shkruar kryetari i deritashëm i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili është në garë edhe për mandatin e dytë.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …