Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi shprehet i bindur se do t’i fitojnë rreth njëzet deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Derisa e sheh partinë që përfaqëson në qeverinë e ardhshme, Isufi thotë se nuk do të kenë vija të kuqe me asnjë subjekt politik, por do të insistojnë në fund që posti i kryetarit t’i takojë liderit partiak, Ramush Haradinaj. Isufi thotë se AAK-ja është e mobilizuar më mirë se partitë tjera dhe për këtë presin ngritje të votave në zgjedhjet e parakohshme. Ndërkohë, ai thekson se do t’i demantojnë gjitha sondazhet që po e rëndisin me numra të ulët partinë e Ramush Haradinajt në zgjedhje. Krahas kësaj, nënkryetari i AAK-së thotë se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike dhe pas zgjedhjeve do t’i shohin të gjitha mundësitë për bashkëpunim. Isufi deklaron se AAK-ja nuk ka vota për askënd tjetër për kryetar të vendit, përveç Ramush Haradinajt. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pavlefshmërinë e qeverisë Hoti, zgjedhjet e parakohshme pritet të mbahen më 14 shkurt. kp.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …