Mjeku i Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Salih Ahmeti ka bërë të ditur se vendi ynë është në kontakt me kompaninë amerikane që po e teston ilaçin kundër Coronavirusit. Ai ka thënë se Kosova ua ka dërguar të dhënat e pacientëve të prekur me Covid 19 kompanisë amerikane, e cila ka disa ditë që ka nisur testimin e ilaçit Remdesevir te pacientët e prekur me Covid 19. Ndërsa duke folur për masat që po ndërmarrin specialistët tonë kundër virusit korona, specialisti i Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Salih Ahmeti ka deklaruar se janë duke u aplikuar protokollet që po aplikohen në Itali, Shqipëri e Angli por suksesi i luftës kundër këtij virusi varet shumë edhe nga gjendja e pacientit dhe nëse pacienti ka edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
