Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Sllovenisë në Shkup Milan Jazbec, me të cilin ka biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend. Ahmeti porositi që kriza politike në Maqedoni të mos kthehet në krizë ndëretnike. Gjithashtu theksoi së ka biseduar më subjektet e tjera politike për koordinim në mënyrë që të përfundojë senanca konstitutive e Kuvendit. “Kryetari i ri i zgjedhur i Kuvendit, pas përfundimit të asaj seance duhet të njoftoj institucionin e Presidentit të shtetit për shumicën e re parlamentare dhe të kërkoj ndarjen e mandatit për të formuar qeverinë”, ka thënë Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …