Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një shkrim të
afishuar në profilin e tij në Facebook, ka krahasuar veprimet e Qeverisë së Kosovës
me ato të Millosheviqit. Ai ka përmendur faktin se në vitin 1998, Serbia kishte
krijuar Qeverinë e unitetit nacional për t’u përballur me gjendjen e luftës në
Kosovë. Mjetet kryesore të pushtetit, sipas Ahmetit, ishin dhuna, frika,
propaganda dhe masat e dhunshme. “Pushtetet kur humbin legjitimitetin
demokratik fillojne të përdorin këto mjete. Aktivistet e partive opozitare me
fokus në VV po ndalohen në postblloqe, po arrestohen në çdo kënd e të tjerët po
mbahen në burg”, ka thënë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale
Emisari i kryetarit amerikan Donald Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …