Ahmeti: Përderisa Beogradi e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, BE heshtë

Ahmeti: Përderisa Beogradi e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, BE heshtë

Kreu i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti, që njëherësh është edhe bashkëdrejtues i Ekipit shtetëror, ka thënë se përderisa Beogradi zyrtar e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, Bashkimi Evropian vazhdon heshtjen. “Me sa duket përvoja e tij në Bosnje dhe në Kosovë po e ridëshmon doktrinën e tij për ushtrinë, kur ushtria ‘jugosllave’ vriste shtetasit e saj, me mbështetjen dhe bekimin politik të partisë së atëhershme të Vuçiqit. Kritika e vetme e tyre ishte se ajo nuk ishte mjaft ‘efikase’. Nga ana e saj, kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq që i rikujton shqiptarëve se ‘jemi në shekullin XXI’, po i mungon vetëm edhe citimi i ‘babait të kirurgjisë serbe’, Vladan Gjorgjeviqit, për ‘shqiptarët me bisht’”, ka shkruar ai. “Po dhuna politike e Serbisë shtetërore kundër (integrimit të) serbëve të Kosovës bëhet edhe më e drejtpërdrejtë kur Marko Gjuriqi ushtron sot presion të drejtpërdrejtë shtetëror ndaj ministres së re të Kosovës për Bujqësi, Dijana Zhiviq, me gjuhën e njëjtë të Millosheviqit, që ‘bashkëpunimi i serbëve me institucionet e Kosovës qenka veprim kundër interesave të kombit serb’”, ka shkruar Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …