Ahmeti: Protestat kundër mos-liberalizimit të mbahen para Qeverisë, jo para zyrave të BE-së

Duke komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit, Hashim Thaçi se qytetarët e Kosovës kanë të drejt të protestojnë para zyrave të Bashkimit Evropian për shkak se Komisioni Evropian nuk ka rekomenaduar liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se protestat duhet të bëhen para Qeverisë e jo zyrave të Bashkimit Evropian. Ai shtoi më tutje se pas këtij vendimi të Komisionit Evropian është mirë që Qeveria të japë dorëheqje se sa të dilet në protetestë kur dihet niveli i korrupsionit në vend. Ministri i Punëve të Jashtme paska deklaruar se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë para zyrave të BE-së. Qeveria mund të jep dorëheqje në shenjë proteste ndaj këtij vendimi të BE-së. Leni pallavrat, korrupsioni në maksimum. Me dialog keni ble pak kohë por nuk mund ta bleni zhvillimin e amnistinë, ka shkruar në mes terash, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë si shkak i pandemisë

Kosova dhe SHBA forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën nismën për lidhjen e një Marrëveshjeje Kornizë për …