Shpend Ahmeti

Ahmeti: Qeveria po kërkon dëshmi nga eskepertët që kjo tokë i takon Kosovës por jo edhe nga Mali i Zi se kjo tokë atij

Duke komentuar debatin e djeshëm për çështjen e demarkacionit, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shkruar se Qeveria e Kosovës më shumë po kërkon dëshmi nga ekspertët se kjo tokë i takon Kosovës, sesa që ka kërkuar dëshmi nga Mali i Zi se kjo tokë i takon këtij shteti. Ai ka shkruar në adresën e tij elektronike se qeveritarët më shumë po kërkojnë dëshmi nga ekspertët e pavarur të Kosovës për të dëshmuar se kjo tokë është e Kosovës, se sa që kanë kërkuar dëshmi për vite nga Mali i Zi se kjo tokë i takon Malit të Zi. Mali i Zi ka mjaftueshëm ekspertë e shtet me punu për interesat e tyre, s’kemi nevojë për dy palë në Kosovë, por për mbrojtjen e interesave tona. Anulimi i këtij demarkacioni, rinegociimi me një komision gjithëpërfshirës dhe raportim i shpeshtë dhe i drejtë për Kuvendin e Kosovës janë rruga përpara, ka shtuar në mes tjerash, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet nga kjo parti. Limaj theksoi përvojën e pasur të Kilajt, duke e përshkruar atë si një ekonomist të diplomuar dhe një figurë të përkushtuar për zhvillimin e vendit. Kilaj ka qenë një nga themeluesit dhe komandant i njësitit të parë të UÇK-së, njësiti “Lumi,” duke kontribuar për sigurinë e Kosovës në fazat e hershme të luftës. Pas përfundimit të luftës, Kilaj ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Ai gjithashtu ka shërbyer si Kryetar i Komunës së Malishevës për dy mandate dhe ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës. Në fjalën e tij, Limaj shprehu besimin se me kandidatura të tilla të fuqishme, NISMA do të rikthehet me sukses në Kuvendin e Kosovës.

Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …