Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka premtuar se pas tejkalimit të krizës politike, do të sillet ligji që garanton përfaqësimin zyrtar të gjuhës shqipe në Maqedoni. Në një intervistë për një medium online, kryetari i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni ka thënë se do të shihet gjendja në institucione për të rregulluar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve. “Gjithashtu ka mbetur akoma pa u rregulluar ligjërisht, përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe deri tash janë bërë disa hapa në drejtim të avancimit të gjuhës, por akoma nuk kemi një ligj që përfundimisht e rregullon sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe sipas Marrëveshjes së Ohrit”, ka deklaruar Ahmeti. Ai ka sqaruar se në Marrëveshjen e Ohrit dhe në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë është e sanksionuar që gjuha, e cila flitet nga më shumë se 20 për qind e qytetarëve, është gjuhë zyrtare. Në lidhje me çështjen e zgjedhjeve, Ahmeti ka sqaruar se BDI nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 5 qershorit, duke këmbëngulur në arritjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjithë.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …