Shpend Ahmeti: Pa LDK-në dhe Vetëvendosjen nuk mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë

Shpend Ahmeti thotë nuk kam menduar kurrë që Vetëvendosja do të bëhet bashkë me LDK-në e PDK-në në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, thotë se është habitur nga bashkimi i ish-partisë së tij, Vetëvendosje me LDK-në e PDK-në në Prishtinë për të shkarkuar Qëndrim Sahiti si aksionar të Ndërmarrjes Publike Banesore.

“Nuk kam menduar asnjëherë që Vetëvendosja do të bëhet bashkë me LDK e PDK në Prishtinë për të shkarkuar një aksionarë dhe pastaj në mënyrë jubilante të fotografohen me ata që deri dje thoshin se e shkatërruan qytetin. Përkundër dallimeve, për neve është e qartë kush ka bërë dëm në qytet e kush e ka luftuar krimin. Po ashtu është e qartë se kush duhet të bart përgjegjësi për keqqeverisjen në shtetin tonë”, ka thënë Ahmeti në një shkrim të tij.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …