Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka uruar Kosovën për themelimin e ushtrisë. Ai, ka theksuar se “Shumë sakrificë, sa shumë ëndrra, sa shumë përpjekje, sa shumë martirizim ndër shekuj për të ardhur deri të këto ditë të lirisë, pavarësisë, të ushtrisë, të barazisë dhe të perspektivës”. Ahmeti ka shtuar se ushtria e Kosovës do të jetë faktor stabiliteti në rajon. “Ushtria e Kosovës është edhe një themel i paqes dhe stabilitetit të gjithë rajonit tonë me perspektivë euroatlantike dhe që nga sot, jo vetëm Kosova, por e gjithë Evropa juglindore përfiton edhe një aleat në betejën e ndërtimit të kapaciteteve demokratike perëndimorë në vendet tona, të denja për integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian”ka thënë ai. Ali Ahmeti, foli edhe për sfidat që e presin Kosovës. “Demarkacioni i kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, njohja e ndërsjellë, hapja e bisedimeve aderuese për në BE të Maqedonisë dhe Shqipërisë, anëtarësimi jonë në NATO dhe zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, bashkë me sundimin e së drejtës në vendet tona, janë sfidat para nesh. Numri një i BDI-së, vlerëson se gjithë ne ndajmë vlera të njëjta, dhe se falë dëshmorëve kemi ardhë në këtë ditë. “Të gjithë ne që ndajmë vlerat e njëjta dhe kemi synim identik për barazi, drejtësi dhe integrim euroatlantik të vendeve tona, duhet ta ndihmojmë njëri tjetrin duke ia zgjatur dorën fqiut gjatë këtij rrugëtimi. Duke kujtuar dëshmorët ndër dekada, martirët, veteranët, veprimtarët, patriotët, uroj të gjithë qytetarët për këtë të arritur monumentale”, ka theksuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …