leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: PDK-së, i duhet si ajri debati për të gjitha e me të gjithë

Një subjekt i cili mëton të sfidojë realisht partinë-shtet, duhet të jetë trefish më aktive se ajo. Me debat edhe informojmë edhe informohemi, por edhe ndërtojmë qëndrime të dala nga vullneti elektoral i subjektit. Dilni nga veprimi kornizues i një byrokracije partiake, e cila me shablone në shumë raste ishte edhe pengesë për hapje të subjektit, e cila mbuloi padrejtësisht vullnetet më të devotshme.

 

PDK-së, i duhet debat.Debat proaktiv, me anëtarësinë, veprimtarët, intelektualët, afaristët, sportistët, mësimëdhënësit , diasporën etj.Debat për temat: 1. Kah po shkon Kosova? 2.Dialogu rrezik apo mundësi? 3. Orientimi drejt qytetërimit perëndimor apo kah po e shtyjmë vendin? 4. Pse Kosova ende nuk i ka siguruar vaksinat? 6. Pse e gjithë infrastruktura e investuar në arsim nuk u kthye në ngritje të cilësisë së arsimit? 7. Pse kaq pak prodhojmë përkundër investimeve në ambiente të cilat e motivojnë prodhimin? 8. Pse nuk ka mjaftueshëm kompani nga jashtë, të cilat hapin repartet e tyre prodhuese në Kosovë? 9.Pse kaq shumë investime në kulturë e nuk e kemi një festival shtetëror të këngës shqipe? 10. Pse kaq shumë para të investuara në bujqësi por bujqësi nuk kemi?

Janë edhe 100 tema për të cilat nevojitet debat proaktiv, me të gjithë antarët, të fjeturit e të zgjuarit, aktivët e pasivët!

Një subjekt i cili mëton të sfidojë realisht partinë-shtet, duhet të jetë trefish më aktive se ajo. Me debat edhe informojmë edhe informohemi, por edhe ndërtojmë qëndrime të dala nga vullneti elektoral i subjektit. Dilni nga veprimi kornizues i një byrokracije partiake, e cila me shablone në shumë raste ishte edhe pengesë për hapje të subjektit, e cila mbuloi padrejtësisht vullnetet më të devotshme për të krijuar hapësirë për disa të kyçur nga interesat e ngushta. Në këto debate do ta shihni se PDK- ja, nuk gjendet brenda mureve të selisë. Ajo është prezente por ca e çthurur tek qytetarët.

Shkaktarët nuk mund ta ç’fuqizojnë konceptin politik i cili është fuqizuar nga mënyra e tyre e të bërit politikë. Ata do të merren vetëm me pasojat! Ne të gjithë konstatojmë se një koncept politik në vitet e fundit u fuqizua. A u fuqizua nga dhënia e një oferte më të mirë, apo nga mendimi mbizotërues se krimi, korrupsioni, familjarizmi e injoranca e pjesës tjetër të politikës e ngritën konceptin jo të ofertës më të mirë e as vizionit, por atë të kundërshtimit dhe mohimit të të gjithave? Si dobësohet ky koncept tek qytetari? Eliminimi i shkaktarëve të cilët e fuqizuan, besoj të jetë ilaçi më i mirë. Shkaktarët nuk mund ta fitojnë kurrë këtë betejë politike, ata do t’i riciklojnë gabimet e humbjet dhe do të merren vetëm me pasojat. Një subjekt i cili nuk eliminon shkaktarët, do të merret vetëm me pasojat. Nuk mund të mbajë dikush diskurs publik kundër familjarizmit, nëse nuk është vetë shembull. As për luftën ndaj korrupsionit ai për të cilin tek qytetari ekziston percepcioni se vetë ai është i korruptuar. Konsideroj se kjo është rruga në të cilën duhet ecur e jo improvizionet.

Fusha e politikës është beteja për të ardhmen e jo promovimi i së kaluarës jo të largët.

Zgjedhjet lokale në prag e degët e PDK-së askund në publik

Në shumicën e komunave të Kosovës, PDK- ja, është në opozitë dhe se subjekti i cili nga ai pozicion synon realisht pushtetin e bën betejën politike me partinë a partitë në pushtet. Një ndër format më të rëndësishme në këtë betejë është komunikimi me qytetarët në formë direkte a indirekte. Beteja tjetër politike është përmes kundërshtimeve të programeve në debatet e asambleve komunale. Une, nuk e di se si një degë partie synon ta marrë pushtetin duke heshtur dhe pa u dukur fare në opinionin publik. Përcjell mediat dhe hiq degën e Prizrenit e ma rallë ajo e Prishtinës të cilat kohë pas kohe dalin në publik me komunikata e deklarata, degët tjera janë në gjumë. Degët nuk flasin e deklarohen fare edhe kur deputetët e zonës së tyre nga subjektet tjera, flasin të pavërteta a kopalla në Kuvend.

Komunikimi është rrugë dykahore dhe në këtë mes për gjendjen e tillë përgjegjësia bie edhe mbi strukturën drejtuese të partisë. Ajo edhe duhet të jap informacion edhe të marrë informacione. Degët e partisë ku jemi në pushtet duhet edhe më shumë t’i promovojnë të arriturat e tyre dhe kandidatët për të parin e komunës nga radhët e tyre.

Dua të them dhe një gjë, se pa bërë opozitarizëm lokal të pritet fitore është posi të presësh që nga mielli i misrit të dalë buka nore.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …