leoni

Aida Dërguti

Aida Dërguti: Kërkesa e PDK-së dhe LDK-së për mbajtjen e një seance për Astrit Deharin është hipokrizi

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti thotë se kërkesa e përfaqësuesve të PDK-së dhe LDK-së për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për Astrit Deharin është hipokrizi. Ajo ka theksuar se ka më tepër se një muaj kur Lëvizja  kanë kërkuar që të mbahet një seancë e tillë, por mbajtja e seancës është penguar nga këto parti.  “Kërkesën për seancë këta po e bëjnë pasi që erdh një peticion i qytetarëve, ku kërkohet dorëheqja e disa ministrave. Tash vijnë me propozim, pa nënshkrimet të deponuara dhe pa kërkesë të protokolluar. Kjo është hipokrizi e paimagjinueshme. Duhet ta shohim kërkesën me shkrim. Një vendim i tillë është edhe në kundërshtim më rregulloren”, ka theksuar Dërguti.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …