Aida Dërguti: Nuk do të jem pjesë e asnjë liste zgjedhore në zgjedhje por se do të votojë për kandidatët e PSD-së

Aida Dërguti: Militantë të Vetëvendosja e quajnë notere, kryetaren, Vjosa Osmani

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, duke folur lidhur me qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj kryetares,  Vjosa Osmani.  tha se brenda Vetëvendosjes, prapa shpine, Osmani quhet “notere” për rolin e saj në politikën e Kosovës. Kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar  atë  për të siguruar votat që i duheshin për suksesin e Vetëvendosjes, veçanërisht pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1, që ishte në koalicion me LDK-në. Ajo shtoi se mbështetja e elektoratit të LDK-së për Vjosa Osmanin, e cila ishte kandidate për kryeministre në atë kohë, i siguroi Vetëvendosjes një numër të madh votash, falë dhe ndihmës së strukturave të LDK-së. Dërguti nënvizoi se ky bashkëpunim ka ndikuar thellë në konfigurimin e skenës politike në vend, duke sugjeruar një marrëdhënie të tensionuar mes Osmanit dhe Vetëvendosjes, pavarësisht bashkëpunimit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …