Analistja, Aida Dërguti, ka kritikuar ashpër mungesën e përfaqësuesve institucionalë të Kosovës në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump. Ky është një sinjal i ekskomunikimit zyrtar të institucioneve tona nga politika ndërkombëtare. Dërguti theksoi se kjo ceremoni inauguruese përfaqëson një hap të rëndësishëm për vendosjen e marrëdhënieve me presidentin e ri dhe se mungesa e liderëve kosovarë është një tregues shqetësues për pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Fakti që krerët institucional nuk kanë marrë ftesë, të jenë pjesë e ceremonisë inauguruese, tregon se institucionet tona janë ekskomunikuar edhe zyrtarisht. Aida Dërguti gjithashtu përmendi deklaratat e ambasadorit amerikan, duke theksuar se sjelljet dhe qëndrimet e liderëve të vendit në vitet e fundit kanë ndikuar negativisht në raportet me Amerikën.
Kontrolloni gjithashtu
Glauk Konj-ufca ka kritikuar administratën e kryetarit, Joe Biden dhe ish-kryetarit Barack Obama, pasi nuk janë më në pushtet
Tani kur Amerikën e udhëheq kryetari, Donald Tramp, servili si shumë të tjerë nga VyVy-ja …