Aida Dërguti: Mustafa e Thaçi nuk mund të qeverisin më, dhe se ata e kanë vendin në burg

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se kryeministri Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Asociacionit, edhe pse Kushtetuesja e shpalli këtë marrëveshje jokushtetuese.  Mustafa e Thaçi nuk mund të qeverisin më, dhe se ata e kanë vendin në burg. Edhe pse në gjuhën më të butë të mundshme, Gjykata Kushtetuese i tha Qeverisë së HashimIsës se marrëveshja e 25 gushtit është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, këta me kokëfortësi duan të vazhdojnë punën për themelimin e Zajednicës. Këta shkelës të shumëfishtë të Kushtetutës, le ta dinë se më nuk mund të qeverisin!. Nuk mund as të shkojnë në shtëpi! Për shkak të veprës penale të tradhtisë ndaj vendit, këta i duam në burg, ka shkruar ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …