Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, Aida Dërguti, ka thënë se nuk do të ketë normalitet të punës në Kuvend deri në dorëheqjen e Qeverisë. Takimin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që u mbajt të premten, Dërguti e ka konsideruar të pakuptimtë pasi, sipas saj, ky takim nuk kishte qëllim caktimin e datës për mbajtjen e seancës plenare. “Tashmë gjithçka ka humbur kuptimin në qëndrimin e mëtejmë të Qeverisë në krye të këtij vendi. Me pafytyrësinë më të madhe sot na kishin sjellë të përgatitur planin për Kuvendin, se cilat ligje do të sillen gjatë këtij sesioni pranveror. Kjo Qeveri, e cila ka humbur legjitimitetin me shkeljet që i ka bërë të panumërta të Kushtetutës, me marrëveshjet që na i solli, është e udhës që sa më herët të japë dorëheqje”, ka deklaruar Dërguti. Ajo ka shtuar se i vetmi dialog që duhet të bëhet me pozitën është caktimi i datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Pastaj, pas zgjedhjeve të reja, legjislatura e ardhshme le ta zgjedhë presidentin e vendit”, është shprehur Dërguti, duke shtuar se ky Kuvend e ka humbur legjitimitetin për zgjedhjen e presidentit, pasi ka përkrahur një qeveri e cila ka bërë marrëveshje që janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …