Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërgut, nga radhët e Vetëvendosjes gjatë një konference për media, ka thënë se marrëveshja e 14 shtatorit në mes Kosovës dhe Serbisë, për targat është e turpshme si çdo marrëveshje e deri tanishme. Të premten e javës që lamë pas pozitë e opozitë ishin takuar për të diskutuar lidhur me çështjen e demarkacionit, ku për këtë takim Dërguti deklaroi se ka qenë gjetja e një konsensusi për demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, për marrëveshjen e targave në mes Kosovës dhe Serbisë nga bisedimet në Bruksel, për të cilën Lëvizja Vetëvendosje në pasditen e së dielës kishte thirrur konferencë për media, Dërguti u shpreh se marrëveshja e 14 shtatorit në thelb nuk ndryshon nga ajo e 2 korrikut të 2011-ës.Ajo shtoi se forcimi i shtetësisë përballë Serbisë po mbetët vetëm në deklaratat e Edita Tahiri, Thaçit, Mustafës e së fundmi edhe deklaratat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ajo edhe njëherë ka kërkuar që bisedimet Kosovë-Serbi të çfarëdo niveli të ndalen. Duhet ndryshuar qasja e Serbisë karshi Kosovës dhe kushti i parë po të qeveriste bendin Vetëvendosja, do të ishte kërkesa drejtuar Serbisë për kërkim falja për të gjitha krimet e luftës. Kurse, sa i përket Kishës Ortodokse në oborrin e UP-së, Dërguti tha se ai objekt është pa leje ndërtimi dhe nuk mund të quhet kishë, duke theksuar se më tepër është simbol i gjenocidit të Millosheviqit i cili zgjon traumën kolektive të shqiptarëve sa herë që e shohin në atë vend, ku është ndërtuar dhe vazhdon të qëndrojë dhunshëm e padrejtësisht.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …