Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke thënë se që nga ardhja e tyre në pushtet janë shndërruar nga ekspertë ekonomie në kontabilistë. Sipas saj, Vetëvendosje i paraqiste Muratin dhe Bislimin si figura që do të sillnin ndryshime të mëdha në ekonominë e vendit, por në realitet ata fokusohen vetëm në rregullimin e shifrave dhe statistikave për të impresionuar auditorët. Ajo shtoi se, për të vlerësuar qeverisjen, duhet pyetur qytetarët, nëse cilësia e jetës së tyre është përmirësuar nën këtë administratë.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon rritjen e pagave nga Qeveria Kurti si vendim për blerje votash, jo shpërblim për administratën
Ish-ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka kritikuar vendimin e Qeverisë …