Profesori dhe ligjëruesi anglez i drejtësisë, Aidan Hehir, në një intervistë për AlbenienPost, ka deklaruar se Gjykata Speciale është themeluar në vitin 2015. Janë dashur tetë vjet për të arritur në këtë pikë, gjë që është krejtësisht e çuditshme. Kjo vonesë sugjeron se funksionimi i Gjykatës është penguar nga ndërhyrjet politike. Personeli i Gjykatës mund të jetë i fokusuar në mënyrë të veçantë në çështjet ligjore, por që nga fillimi i saj Gjykata ka qenë kryesisht një entitet politik; si të tillë, fuqitë e jashtme kanë përcaktuar ritmin e Gjykatës. Vonesa në sjelljen e të pandehurve në gjyq duhet parë si pasojë e kësaj. I pyetur rreth faktit se Prokuroria e Gjykatës Speciale po provon të dëshmojë se UÇK-ja, shtabi i saj i përgjithshëm, ishin një ndërmarrje e përbashkët kriminale, profesori Hehir ka thënë se nëse UÇK-ja në tërësi përkufizohet si ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë NATO sipas definicionit ka bashkëpunuar me “kriminelë”. Nuk mund të mohohet fakti që NATO ka punuar me UÇK-në para dhe sigurisht gjatë ndërhyrjes ushtarake, një konstatim i tillë do të ketë implikime të rëndësishme në reputacionin e NATO-s. Serbia sigurisht që do të përfitojë shumë nga kjo dhe do t’i përdorë këto gjetje për të zvogëluar taktikat e veta vrastare dhe për ta riformuluar fushatën e saj si “kundër-terrorizëm”. Vlera propagandistike e Gjykatës për Serbinë është e madhe dhe natyrisht Beogradi do ta mirëpresë procedurën dhe çdo dënim, ka thënë mes tjerash, profesori dhe ligjëruesi anglez i drejtësisë, Aidan Hehir.