leoni

AIP u kërkon institucioneve, medieve dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të veteranëve të UÇK-së

Agjencia për Informim dhe Privatësi iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, medieve të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrin organet e drejtësisë. Agjencia si autoriteti i vetëm i mandatar me Ligjin nr. 06/L-082 për mbrojtjen e të dhënave personale për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave personale, konstaton se publikimi i listave të cilat përmbajnë të dhëna personale që e identifikojnë subjektin e të dhënave në këtë fazë, pa pasur një vendim përfundimtar të organeve të drejtësisë, përbën shkelje të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, ka njoftuar AIP-i. Kjo agjenci ka thënë se institucionet përkatëse, të cilat i kanë përpunuar këto të dhëna duhet të ndërmarrin masat e nevojshme ligjore për të mos cenuar të dhënat e personale të individëve.  Organizata e Veteranëve të UÇK-së, ka të drejtë të përpunoj të dhëna personale të anëtarëve të saj për qëllime të qarta dhe legjitime duke ju përmbajtur parimeve të përpunimit të të dhënave, duke ndërmarr të gjitha masat e duhura organizative për ruajtjen dhe sigurinë e tyre, si dhe duke mos lejuar qasjen e paautorizuar të personave tjerë. Për çdo shkelje të dispozitave të këtij ligji, AIP-i ka thënë se do të ndërmarrë masat e parapara sanksionuese, do të shqiptojë gjoba për shkelësit e këtij ligji.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …