Aivo Orav: Brukseli është zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik që është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav tha se Brukseli është zotuar që të ndërtojë një peisazh mediatik që është i fortë, i fuqishëm dhe llogaridhënies. Në një konferencë të Bashkimit Evropian e cila po mbahet në Prishtinë për edukimin mediatik me temën, “Gazetaria Konstruktive: Fuqizimi i Shoqërive të Informuara dhe Rezistente, Shefi  i BE-së, Aivo Orav deklaroi se kjo konferencë është një dëshmi e zotimit për ballafaqimin e çështjeve më të rëndësishme për keqinfomimin. Kemi parë interpretime  të dëmshme të cilat theksojnë ndasitë dhe i japin zjarr këtyre rrëfimeve  në rajon por edhe më larg. Në BE kemi ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse për të luftuar keqinformimin. Ne jemi sy hapur ndaj fushatave të tilla të keqinformimit dhe të sigurohemi që rrëfimet e rreme të përballen me fakte. I kemi mbajtur portalet online llogaridhënies në mënyrë qe të krijojmë një hapësirë digjitale të sigurt për të gjithë ne. Mos transparenca në pronësinë e mediave, mediat online të paregjistruara ngrenë shqetësime serioze sa i përket llogaridhënies. Shumë gazetarë të cilët punojnë pa kontrata të mirëfillta që nga ana tjetër i bën ata të ndjeshëm ndaj presioneve dhe kërcënimet e pronarëve të mediave që luhat besimin e mediave”, u shpreh ai.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …