Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të OJQ-ve. Ndërkohë përfaqësuesi i BE-së, Aivo Orav njoftoi se mbi 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Agjendës së Reformave të Kosovë. Ai vlerësoi rëndësinë e organizatave të shoqërisë civile dhe mediave në fuqizimin e demokracisë dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Kosova është me fat që ka organizata të cilat avokojnë për të drejtat dhe mirëqenien e popullsisë. Ju jeni një partner i paçmuar në procesin e anëtarësimit të Kosovës në BE. Aivo Orav u shpreh i vetëdijshëm për pasojat e pezullimit të ndihmës amerikane në sektorin e OJQ-ve në Kosovë. Ai siguroi se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen për organizatat që promovojnë reformat dhe vlerat demokratike. Ky fond synon të përshpejtojë reformat dhe të mbështesë zhvillimin social-ekonomik të Kosovës në përputhje me standardet evropiane.
