leoni

Ajri i ndotur është duke shkaktuar rreth 400 mijë vdekje të parakohshme çdo vit në Evropë

Ajri në Prishtinë vazhdon të mbetet tej mase i ndotur

Ajri në Prishtinë vazhdon të mbetet tej mase i ndotur. Edhe gjatë mëngjesit të sotëm, matësit e cilësisë së ajrit të vendosur në kryeqytet, kanë treguar se ajri në Prishtinë është më i ndotur se sa lejohet dhe paraqet rrezik për shëndetin e njerëzve. Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, tregonte se ajri në kryeqytet është “shumë i pashëndetshëm”. Kjo papastërti I ajrit pasoja më të mëdha do të kenë fëmijët aktivë dhe të rriturit që kanë probleme me frymëmarrje. Me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për rëndësinë e ajrit të pastër dhe pasojat që mund të ketë ndotja e tij për shëndetin, organizata të ndryshme po mbajnë aktivitete të ndryshme në kryeqytet. Ndotja më e madhe e mjedisit në Kosovë shkaktohet nga kompanitë e mëdha dhe industria e rëndë, sikur është KEK-u dhe nga numri i madh i veturave të vjetëruara.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …