Ajriz Zeqiri kishte rrëfyer para policisë sesi Adem Salihaj i kishte ofruar 45 mijë euro për dëshmi të rreme për gjoja vrasjen e tij

Ajriz Zeqiri kishte rrëfyer para policisë sesi Adem Salihaj i kishte ofruar 45 mijë euro për dëshmi të rreme për gjoja vrasjen e tij

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Salihaj, i cili përveç zbulimit të “Kalashëve” njihet edhe për trillime “horror”, sonte është rishfaqur sërish në publik me një rrëfim si “kauboj”. Megjithatë, opinioni publik në Kosovë ishte shokuar kur Ajriz Zeqiri para shume vitesh në një intervistë publike për media kishte kërkuar një donator për shitjen e njërës veshkë të tij. Me 30 mijë euro sa kërkonte, Zeqiri asokohe planifikonte të paguante një pjesë të shërbimit mjekësor në Turqi.

Tre muaj pas bërjes publike të ofertës së tij, sipas transkriptit zyrtar që përshkruan deklaratën e Zeqirit dhënë Policisë së Kosovës, ishte lajmëruar Adem Salihaj, atë kohë kryetar i LDD-së në Ferizaj. Salihaj nuk ishte shumë i interesuar për veshkën e tij, por për diçka krejt tjetër. Sipas deklaratës zyrtare që Zeqiri kishte deponuar në Policinë e Kosovës, Adem Salihaj i kishte ofruar atij 45 mijë euro, por me një kusht. Ai më tha se do të mi jepte 15 mijë euro më shumë, pra 45 mijë euro, nëse jap një deklaratë të shkruar dhe nënshkruar nga unë dhe të incizohet një CD me zërin tim”, thuhet në deklaratën e Ajriz Zeqirit dhënë Policisë së Kosovës, përcjellë Demokracia.com.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …