Reagim ndaj Hakuran Muratit lidhur me veteranet
Këto ditë është debatuar shumë lidhur me numrin e veteranëve, me të cilen shifër sjam pajtuar asnjëherë. Të gjithë ata komandantë qe pajtohen me këtë shifer aq te sterzmadhuar janë demagogë dhe hipokritë.
Numri i veteranëve nuk e kalon shifren 17.000 afersisht.
Ajo që me shtyri të shkruaj është deklarata e këtij ministri naiv, injorant dhe të paditur.
Merre me mend çka thot: Ma mirë ti kishim paguar 20000 mercenarë dhe do e kishim çliruar vendin. Sa qesharke dhe shumë naive . Ky mjeran nuk e kupton që per të ardhur deri të çlirimi nga Serbia është dashur një shekull perpjekje e këtij populli, ose te thëm ndryshe e pjesës ma të mirë të këtij populli.
Njëqind vite perpjekje, burgosje, torturime , rrahje brutale, dhunime të gjeneratave të ndryshme e të individëve siç është mesuesi Fazli Grajçevci, baca Adem 28 vite burgim të rendë e shumë të tjerë.
Kaq të thjeshtë e sheh çlirimin ky ministër fëmijë i keq e naiv. Sikur të ishte kaq i thjeshtë çlirimi i një vendi me 20000 mercenarë shumë popuj të okupuar do ishin çliruar.
Sikur të ndodhte një deklaratë e tillë nga një minister në Kroaci ose ndonjë vend ku është luftuar do kishte protesta deri në dorëheqjen e tij. Ky njeri me këtë deklaratë ka levizur edhe eshtrat e deshmorëve ne varr. Turpi e mbuloftë, por lë ta din se luftëtaret e vertetë , familjet e dëmorërve dhe invalidëve të luftes nuk do e harrojnë kurrë një deklaratë të tillë.