Aleanca
Kuqezi ka shpalosur një draft-rezolutë për Kosovën, duke kërkuar nga Kuvendi i
Shqipërisë që të mbajë një seancë të jashtëzakonshme. Subjekti i drejtuar nga
Kreshnik Spahiu, konsideron se Tirana zyrtare ka për detyrë t’i mbrojë shqiptarët,
ashtu siç parashihet në Nenin 8 të Kushtetutës. Në këtë
draft-rezolutë bëhet thirrje për mbrojtjen e kufijve të Kosovës, shfuqizimin e
Zajednicës dhe lirimin e të burgosurve politikë. “Zajednicë në Kosovë, do të thotë,
ndarja e shtetit të Kosovës në dy administrata. Nuk lejon integritetin
shtetëror të Kosovës. Nuk e paqëton dhe e qetëson popullin e Kosovës”,
thekson Aleanca KuqeZi. Ky subjekt ka paralajmëruar se do të ketë protesta paqësore
masive në Shqipëri kundër Zajednicës.
Kontrolloni gjithashtu
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po luajnë me zjarrin
Qeveria e Kinës ka tërhequr vërejtjen se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë me …