Në njëqind-vjetorin e lindjes së poetit, veprimtarit dhe revolucionarit, Esad Mekuli, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, me një sesion letrar përkujtojnë jetën dhe veprën e këtij krijuesi të mirënjohur të letërsisë dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Akademia letrare mbahet sot, në orën 17.00, në sallën e Institutit Albanologjik të Prishtinës, me ç’ rast për jetën dhe veprën e Esad Mekulit flasin, Hysen Matoshi, Fadil Graiçevci, Agron Gashi, Alisa Velaj, Zeqir Bekolli, Sali Bytyçi, Skënder Hoxha e të tjerë.
