Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, të enjten me 07.04.2022 në ora 12:00, nën organizimin e Komunës së Deçanit në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur SHIP, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit do të mbahet akademi përkujtimore në kujtim të jetës së veprimtarit, atdhetarit e avokatit, Isat Qazim Mushkolaj.