leoni

Akademi përkujtimore – 20 vjetori i vdekjes së Isat Qazim Mushkolaj

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në bashkëpunim me Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur SHIP, u mbajt akademi përkujtimore në kujtim të jetës dhe veprës së veprimtarit, atdhetarit e avokatit Isat Qazim Mushkolaj. Të pranishëm në këtë akademi përkujtimore ishin Kryetari Ramosaj, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të Policisë, drejtorë të drejtorive te Komunës, bashkëveprimtarë të Isatit, kolegë, familjarë e një numër i madh i qytetarëve. Me poezinë kushtuar avokatëve të Deçanit, interpretuar nga aktori jonë i mirënjohur Nimon Mucaj, u bë hapja e kësaj akademie përkujtimore, për të vazhduar me fjalë rasti nga bashkëveprimtarë e kolegë të Isatit, të cilët në fjalët e tyre ngritën aq lart figurën dhe veprën e tij jetësore në udhëtimin e tij intelektual e atdhetar në arritjen e lirisë së vendit. Kryetari Ramosaj në fjalën e tij falënderoj të gjithë të pranishmit, familjen e Isatit, bashkëpunëtorët e tij dhe theksoj se, nëse duhet të kemi dikë si shembull të rrugës për përpjekje në ndërtimin dhe zhvillimin intelektual të vendit e deri te UÇK-ja, atëherë udhëtimi i Isatit është shembulli më i mirë për t’u ndjekur. Lum ata që e kanë bërë rrugën e Isatit, tha ndër të tjera kryetari Ramosaj. Në emër të familjes, nipi i tij falënderoj Kryetarin Ramosaj dhe gjithë të pranishmit dhe me fjalët më të mira përkujtoi Isatin si njeri familjar dhe si veprimtar i çështjes intelektuale e atdhetare. Ai tha që rëndësi ka vlera që ka lënë pas si njeri dhe veprat e tij do të mbesin të paharruara.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …