Nën organizimin e Komunës së Deçanit, përkujdesur nga Lidhja e Historianëve të Kosovës ”Ali Hadri”, dega në Deçan, me rastin e një vjetorit të ndarjes nga jeta të këngëtarit, artistit, veprimtarit dhe veteranit të UCK-së, Ismet Osdautaj, në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit u mbajt Akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së tij. Në përkujtim të jetës së Ismet Osdautaj, pjesëmarrësit në këtë Akademi thanë fjalët më të mira për këtë artist dhe veprimtar. Do ta kujtojmë gjithmonë si njeri të urtë, artist i rrallë e njeri i fjalës. Me këtë rast, në varrezat e fshatit Isniq u bë zbulimi i pllakës përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Ismet Osdautaj!