leoni

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë protokollin e bashkëpunimit

Akademia e Shkencave të Kosovës dhe Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë protokollin e bashkëpunimit

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë nënshkruan sot në Tiranë protokollin e bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik 2018-2020. Protokolli përfshin një gamë të gjerë temash, projektesh, botimesh, tryezash dhe konferencash të përbashkëta nga shkencat albanologjike, kulturo-historike, nga shkencat shoqërore, të natyrës dhe nga fusha e arteve. Me protokoll po ashtu parashihet të mbahen disa konferenca dhe tryeza shkencore për tema të rëndësishme shkencore dhe artistike, si dhe të shënohen përvjetorë për ngjarje të ndritshme të popullit shqiptar, si për 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, figurës së shekujve të humanizmit evropian, për 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 100vjetorin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit etj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …