Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” kanë nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi, në mjediset e Akademisë, në Prishtinë. Memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar nga udhëheqësit e të dy institucioneve të larta shkencore dhe arsimore, Kryetari i ASHAK-ut, akademik Nexhat Daci dhe Rektori i UP-së, profesor Marjan Demaj. Sipas kumtesës dërguar mediave nga ASHAK, ky memorandum ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit për ngritjen dhe promovimin e performancës në të gjitha fushat e interesit të përbashkët si dhe t’i përcaktojë fushat fundamentale të kërkimeve akademike, në të cilat palët janë të interesuara të punojnë së bashku në të ardhmen. Udhëheqësit e të dy institucioneve janë zotuar të punojnë për zbatimin e pikave të këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, i cili është dokumenti i parë i këtij lloji i nënshkruar nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve të larta akademike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …