Familjarët e dëshmorëve, që ranë një vit më parë në Kumanovë, Beg Rizajt, Mirsad Ndrecajt, Zefer Zymberajt, Valon Kabashit, Turbej Gashit, Samit Kastriotit, Arben Rexhajt, Hysen Rushitit, Fatlum Veqesellas dhe Nysret Kaloshit janë shprehur të dëshpëruar nga moslejimi i mbajtjes së Akademisë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Ata kërkuan nga Shkolla Amerikane në Kosovë që të lejojë mbajtjen e akademisë në amfiteatrin e saj. Dëshmorët u kujtuan me shumë mall nga fëmijët, motrat dhe vëllezërit, të cilët recituan vargje e kënduan këngë në njëvjetorin e rënies së tyre, gjatë ballafaqimit me forcat sllavo-maqedonase. Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës foli, Smajl Elezi, i cili tha se po kujtohen trimat që luftuan për lirinë dhe bashkimin kombëtar.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …