Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave: Ata që pajtohen me koncertin e Bregoviq po e mbështesin një racist e mohues të kombit shqiptar

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave: Ata që pajtohen me koncertin e Bregoviq po e mbështesin një racist

Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në SHBA dënoi ashpër racizmin e Goran Bregoviqit, pasi thonë se para gjithë botës ka mohuar identitetin kombëtar shqiptar të Nënë Terezës së shenjtëruar – Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Përmes një reagimi të gjatë, kjo Akademi thotë se Nënë Tereza është vlerë shqiptare dhe botërore, e jo “jevgjve” e rokenrollit të Bregoviqit, pasi ky i fundit e ka quajtur ashtu, duke shtuar se është e pamundur që të mos reagohet dhe të mos kërkohet llogari morale e ligjore. Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut kritikon të gjithë ata që pajtohen me koncertin e Bregoviq në Korçë duke thënë se po mbështesin një racist.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …