leoni

Prof. dr. Hakif Bajrami

Akademik, prof. dr. Hakif Bajrami: Rëndësia e KNÇK-së për përhapjen e antifashizmit, për çlirim dhe bashkim kombëtar III

LUFTA E SERBO MALAZEZËVE PËR DEFAKTORIZIM TË ANTIFASHIZMIT NË KOSOVË 1944-1945

Jugosllavët kishin zgjedhur defaktorizimin antifashist të LNÇ në Kosovë,si i vetmi mjet që kjo trevë shqiptare të mbetet në duar të mafisë politike komuniste sllave, gjithnjë duke akuzuar popullin shqiptar se po kolaboron me fashizmin. E kolaboracioni ka qenë antishqiptar fakt ky që nuk ishte më i dobti në Kosovë; fakt ky që dëshmohet me realitetin se Qeveria Kuislinge e Beogradit ( Millan Nediqit) më 1941-1944 ishte qeveri më stabile profashiste në Evropë. Dhe, deri sa në Tiarnë ndërroheshin qeveritë njera pas tjetrës 7 qeveri, 1939-1944), në pushtetin e rretheve ndërroheshin prefektët dhe nënprefektët çdo tetë muaj; në Serbi pozita e kuislingëve ishte shumë stabile.

Lidhur me Marrëveshjen e Visit më 26 gusht 1944, posa ishte bërë e njohur Marrëveshja në mes Titos, Rankoviqit, Gjillasit, Kardelit, Bakariqit me një anë, dhe Koçi Xoxës, Ramadan Çitakut dhe Bedri Spahiut në VIS, për rreshtimin e Kosovës, pas çlirimit duke iu bashkuar Shqipërisë Bregdetare, i pari do të reagojë A. Rankoviqi e pas dy ditësh edhe Millovan Gjillasi, duke e pyetur Titon se: “sa do të vlejë kjo marrëveshje jugo-shqiptare”? Tito thotë: Kjo Marrëveshje do të ketë vlerë nominale deri sa të largohet Delegacioni shqiptar nga ujdhesa”. Dhe Tito do të mbetet në potezin e intrigave. Çka do të ndërmerr mëtutje dihet: intriga dhe shantazhe politike ndër ma të ultat, sa që për ta vënë çështjen e Kosovës në rend të dytë më 1947 do ta përgatitë edhe një DESANT Ushtark në Korçë, të cilin do ta drejtonte Gjenerali Kupreshanin. E Enver Hoxha, hapur u tha më 6 nëntor 1947: PROVONI, por divizionin do ta gjejë fati i anijeve që vet i keni fundos në Korfuz. Tash është zaman tjetër !

Faktorët që janë në favor të Dinastisë serbiano kroato sllovene për ta penguar bashkimin kombëtar të shqiptarëve

I

Defaktorizimin J. B. Tito kur u takua me V. Cherchillin në Bari të Italisë, po thuaj se i përdori ato “fakte” që i kishte lansuar Kreu i Dinastisë Karagjorgjeviqëve në Londër, në zyret relevante të Foreign Office-it. Në ato reagime me shkrim thuhej: “Shqiptarët e Kosovës nuk janë të një mendimi dhe origjine me ata të Shqipërisë Bregdetare. Ky dallim shprehet së pari me faktin se më 1921 kur Hasan Prishtina (lider i shqiptarëve të Shqipërisë Kontinentale) si iridentist i përbetuar nga Kosova NUK MUNDI TË QËNDRONTE NË PUSHTET (në krye të Qeverisë Tiranës)  AS PËR NJË JAVË DHE U DETYRUA TË DORËHIQET”.

“Elementi i dytë se Shqipëria Bregdetare dhe Kosova nuk janë të një rreshtimi politik dhe etnik është rasti i Ahmet Zogollit (qershor-dhetor 1924) kur ai ishte njeriu më i urrejtur nga pjesa dërmuese e popullit shqiptar të Kosovës. Në rastin e parë, shqiptarët e Shqipërisë Bregdetare e urrenin atë të Shqipërisë Kontinentale (Hasanin). Në rastin e dytë, shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale e URRENIN atë të Shqipërisë Bregdetare ( Zogollin, me përjashtim të familjës Crnogllaviqëve të Gjakovës). Të dy rastet “i tregonin Kragjorgjeviqëve në Londër “dëshminë”, se po u bashkuan shqiptarët e këtyre dy trevave në trevat e të dy Shqipërive, do të kemi LUFTË QYTETARE. E që të mos kemi luftë qytetare në mes shqiptarëve, më së miri është t`i ndajmë, të jetojnë të ndarë, duke u përpjekur gjithmonë që shqiptarët e Kosovës t`i ASIMILOJMË ose t`i shpërngulim në Anadolli. E që ta kryejmë këtë detyrë hyjnore serbe dhe miqësore me Londrën, më së miri është t`i mbajmë të ndarë me intriga, politikë përçarëse, para, dhe duke kurdisur atentate mbi liderët e të dy anëve. Kjo politikë që duhet të shndërrohet në religjion serb, duhet të përcjellet me KOLONIZIM të Kosovës së pari, e pastaj të viseve që i disponojmë si Dinasti. Ky qëndrim i shërben edhe çdo misioni anglez që ia mësyn viseve të Kosovës”.

“Kulmi i kësaj politike mbetet, thuhej në Londër, fakti i tretë se më 1927 kemi bërë Kontratë me Londrën për shfrytëzimin e Trepçës, krejt me qëllim që në Shoqatën e Kombeve ti NEUTRALIZOJMË peticionet e Hasan Prishtinës dhe KMK ku ky fenomen i ankesave ka arritur më 5 maj 1930 me paraqitjen e PREMEMORJES së TRE PRIFTËRINJËVE SHQIPTARË: Shjefën Kurti, Gjon Bizaku dhe Luigj Gashi, për POZITËN KOLONIALE TË SHQIPTARËVE NË JUGOSLLAVI”.

II.

Faktorët që janë rrezik për interesat e Dinastisë Karagjorgjeviqe e që i bashkojnë shqiptarët

Vet fakti se Italia e okupoi një pjesë të madhe të Shqipërisë Kontinetale (pjesën dërmuese të Kosovës) më 1941, shqiptarët shumë shpejtë u harmonizuan me mundësinë se bashkimi kombëtar qenka i mundur dhe bashkimi qenka i natyrshëm, por që mund të bëhet edhe me mjete dhe forma negative sepse çdo okupim është okupim. Në lidhje me këtë në Tiranë gjatë viteve 1941-1943 pati edhe disa ministra nga Kosova (Iliaz Agushi, Qazim Bllaca..). Madje vizita e Mustafa Krujës në Kosovë më 1942, edhe pse M. Kruja ishte kryeqeveritar kuisling, rëndësia historike e asaj vizite ishte me vlerë për psikologjinë e shqiptarëve, që nuk mendonin fare se përfaqësues i cilës ideologji është, por e kuptuan se po i viziton Kryeministri që vinte nga Tirana, fakt ky që shqiptarët e robëruar e kishin krijuar bindjen se nuk mund të ndodhë kurrë një ngjarje e tillë se: “Jugosllavia kishte ngulitur bindje te ta se është shtet i pamposhtur”. Edhe më fuqishëm me këtë bashkim dhe këtë vizitë, populli kishte krijuar bindje të fuqishme se “Tirana  është gjithmonë GARANCION për Kosovën shqiptare, pa marrë parasysh rrethanat”.

Fakti tjetër se kur kapitulloi Italia (7 shtator 1943) dhe u vendos pushteti nazist gjerman, në Tiranë Kryeministër u zgjodh Rexhep Mitrovica, ndërsa MPB Xhafer Deva, tregon se BASHKIMI kombëtar është zgjidhje e vetme racionale për zgjidhjen e Çështjës shqiptare, në të cilën kishin marrë pjesë në coptim disa shtete që tash po i bashkonin copat e saj.

Konferenca e KNÇ e Bujanit (që i mbaroi punimet më 2 janar 1944) ishte një tubim dhe një luftë faktike për tu treguar EPËRSIA E LNÇ-ës për ta realizuar të drejtën për bashkim të të gjitha viseve shqiptare në një shtet. Ndryshe pa një premtim të bashkimit kombëtar, pa një shkëputje “laserike” me robërinë sllave, askush nga populli (masa) nuk besonte në luftën e përbashkët, kur dihej se çfarë kishin bërë sllavët ndaj shqiptarisë për dy shekuj me radhë.

III

Thikë pas shpine idesë së bashkimit kombëtar ia futën komunistët shqiptarë sepse jo vetëm që themeluan njësi të përbashkëta partizane me sllavët, ata publikuan se luftojmë kundër nazifashizmit dhe tradhtarëve, e kur u tradhtuan vet, atëherë çka të thuhet.

IV

Në Konferencën e Paqes (më 1946 në Paris) me shumë vështirësi u arrit pëlqimi që përfaqësuesi i Nacional Çlirimtares Shqiptare të flasë në konferencë dhe ta thotë të vërtetën, por tërë atë realitet jugosllavët e mjegulluan sepse Çështja e Kosovës nuk u vu në rend dite fare, për faktin se Eduard Kardel, Mosha Piade etj “po e mbronin Shqipërinë Bregdetare para sulmeve të aleatëve”, e kjo “mbrojtje po bëhej vetëm me qëllim që Shqipëria Kontinentale (Kosova) mos të dalë në mbledhje në rend dite.

V

Kulmi i diverzionit jugosllav në rreshtimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, është përpjekja që monedha shqiptare u provua të shkrihet në dinar evolutivisht. Së dyti, ishte përpiluar plani që një divizion jugosllav të zbres në Korçë, për ta transplantuar sovranitetin e Shqipërisë në sovranitet të kufizuar dhe të kontrolluar ushtarakisht, sidomos nga viti 1947. Në vjim Rezoluta e Informbyrosë (1948) shënon një hap më larg nga ideja e bashkimit, sepse Jugosllavia filloi të krijojë kombësi turke nga shqiptarët, filloi të aktivizojë shpërnguljen në Anadoll, me çka vërtetoi Marrëveshja Gjentelmene më 1953 (Tito-Kyprili), për të mos pushuar intrigat më kurr deri në ditët e sotme.

Tani kur i kemi vijëzuar konturat kryesore të luftës për defaktorizim të bashkimit kombëtar të Shqiptarëve, duhet ta dokumentojmë çështjen më detajisht, sidomos në rrethana të luftës.

Tito së pari e defaktorizoi ushtarakisht Shtabin Kryesor antifashist të Kosovës duke e kthyer në Shtab Operativ më 2 shtator 1944.

Për t`ua plotësuar kërkesat Rankoviqit dhe Gjillasit, J, B. Tito më 2 shtator 1944, (tetë ditë pas marrëvshjes në Vis-hb) do ta DEGRADOJË Shtabin Kryesor të Aradhave Partizane Nacionalçlirimtare të Kosovës në Shtab Operativ, në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e mëtej si do ta diktojë situata. E “situata” e sajoi mundësinë që Shtabi Opeativ i APNÇ të Kosmetit të plasohet në Shtabin Kryesor të Serbisë, po atë ditë kur Tito dhe Shtabi i tij SUPREM, po përgatiteshin të vendosen në Beogradin e çliruar më 20 tetor 1944.

Enver Hoxha për ta amortizuar “atentatin ndaj Kosovës që e bëri Tito më 2 shtator 1944, duke e degraduar Shtabin Kryesor të AP NÇ të Kosovës, do të merr vendim për ti nisur DY BRIGADA (DIVIZIONE) për ti ndihmuar vëllezërit shqiptarë që të çlirohen me armët e veta, pa ndihmën e askujt.

Në këto rretahana të krijimit të “fushës së minuar nga jugosllavët në Kosovë”, si thotë Enver Hoxha atëherë më 1944, historikisht dhe politikisht, del një aksiomë se drejtuesi i ANTIFASHIZMIT NË SHQIPËRINË BREGDETARE- Enver Hoxha, do të reagojë në nivel GJENIAL: pa e pyetur Titon dhe Shtabin e tij politiko ushtrak dhe konstitucional, dhe më 12 shtator 1944 do ti nis dy BRIGADA (DIVIZIONE) Partizane SHQIPTARE që të hyjnë në KOSOVË dhe atje ta marrin tërë situatën në duar, duke mos lejuar mizori të partizano-çetnikëve sllavë. Këto brigada partizane shqiptare, historikisht e kanë SHËPTUAR popullin shqiptar të Kosovës, nga një kasaphane e re, që po e përgatisnin çetnikët ( të cilët Tito i AMNESTOI më 21 XI 1944) dhe partizanët, shumica të konvertuar nga kuislingët sllavë.

Si përgjigje për hyrjen e DY BRIGADAVE SHQIPTARE NË KOSOVË, Tito-Rankoviq-Gjillas- gjeneral Mihajllo Apostollski, do të dërgojnë në Kosovë: tri divizione serbe, dy brigada malezeze dhe një brigadë maqedone, të cilat si i quan Fadil Hoxha më 9 dhe 19 janar 1945 dhe Miladin Popoviqi më 14 janar 1945: “Po silleshin sikurse ushtria e KRALIT, dhe po e kthenin çdo gjë që ishte premtuar popullit shqiptar të Kosovës në tragjedi –në vrasje masive që ndodhën në: Ferizaj, Gjilan, Llap, Drenicë, Dukagjin e kudo”. (Reagimet posedohen dhe njëra prej tyre është botuar më 1987 në “VJETARI” të Arkivit shtetëror të Kosovës).

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …