Hakif Bajrami

Akademik, prof. dr. Hakif Bajrami: Rëndësia e KNÇK-së për përhapjen e antifashizmit, për çlirim dhe bashkim kombëtar IV

Si të shfarosën shqiptarët deri sa të zgjasin operacionet ushtarake ishte brengë e titistëve sllavë?

Mbi cilat baza silleshin mizorisht partizanët jugosllavë ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk i shkëputemi kronologjisë. Për ta plotësuar rreshtimin e Rankoviqit dhe Gjillasit që Kosova të “gëlltitet sërish”, nga Vllada Zeqeviq (prift me profesion), i cili më vonë u bë ministri i parë i PUNËVE të Brendshme të Jugosllavisë, do të autorizohet Prof dr Vasa Çubrilloviq, të sajojë një program për çështjen e shqiptarëve në Jugosllavi, duke u fokusuar në Kosovë. Kuptohet se mjeshtri i vjetër i kurdisjes së mizorive nazifashiste, për një afat rekord, më 3 nëntor 1944 do t’ua plasojë Rankoviqit-Gjillasit-V. Zeqevieit elaboratin: “Likuidimin e pakicës shqiptare në Jugosllavi derisa të zgjasin operacionet ushtrake”. Këtë kohë Vasa Çubrilloviqi e zgjodhi nga fakti se deri sa të zgjasin operacionet marramendëse të aleatëve kundër Rajhut të TRETË, nuk do të dihet fare nga askush se çka ka ngjarë me shqiptarë në Shqipërinë Kontinentale (Kosovës sidomos). Dhe bota e civilizuar me këtë do të qitej para aktit kryer. E nëse pyet ndokush se ku mbeti Kosova, përgjigja do të ishte sipas M.Gjillasit: “Në Kosovë nuk ka shqiptarë”!!. Ja edhe njëherë se sa vlejnë BRIGADAT e ENVER HOXHËS që u instaluan në Kosovë, ja edhe një herë se Shqiptarët janë i vetmi popull në Evropë që u ÇLIRUA ME FORCAT E VETA, i vetmi popull në Evropë që i ka strehuar HEBRENJËT pa asnjë interes, por në saje të BESËS dhe lirisë që duhet të jetë pronë e të gjithëve. Këto fakte ua kam thënë Jugosllavëve në prezencë të shkenctarëve të Luftës Dytë Botëre, nga mbarë bota, më 1977, më 1983, se: “Brigadat e Shqipërisë kanë hyrë në Kosovë më 12 shtator 1944, pa NIÇAH, por me rezultat se KURORA ka qenë gjeniale, për një popull të tërë, ku nga viti 1918-1941 është bërë krim kundër njerëzimit madje edhe është provuar GJENOCIDI duke e detyruar të shpërngulen në Turqi në saje të Konventës Jugo-Turke më 1933-1938; madje më 1941-1945, në viset gjithë shqiptare nuk pati luftë qytetare, si në Serbi e gjetiu, ku nuk pati gjenocid siç pati në BIHORIN SHQIPTAR të Sanxhakut, ku herë çetnikët e herë partizanët e  Titos, kanë bërë mizori të papara ku mbi 9,548 shqiptarë e boshnjakë u zhdukën për disa javë”. (AVIIB. K. “XXXX”/janara ’43). Lexo edhe kërcënimin e Mashan Gjuroviqit ndaj shqiptarëve, ku po të hynte në Kosovë shqiptarët do ti gjente i njëjti fat. E vërteta duhet të thuhet se çka nuk guxuan të ndërmarrin çetnikët e bënë dhe e tejkaluan partizanët e Titos, duke i vrarë pa ligj e pa gjyqe mbi 49,000 shqiptarë etnik.

Tito që të sillet me një anarki ndaj shqiptarëve e siguroi në takimin me V. Cerchillin në Bari të Italisë

Jospi Brozi i sllavëve, pas takimit në Bari të Italisë me mister Cerchillin (shtator ?1944) kur Cherchilli shpërtehu se: “Për çështjen e Trepçës kam kontratë me Jugosllavinë nga viti 1927 e deri më…, nuk dua të kam punë me Tiranën, sepse nuk dihet se si do të sillen. Pra Kosova dhe Trepça duhet të mbesin KONTRATË angleze- jugosllave”. Më këtë pozicionim të Cerchillit për Trepçën dhe për Dinastinë Karagjorgjeviqe, si mundësi e kthimit të mbretit Petar Karagjorgjeviq në fron, përkundër vendimit të AVNOJ-it të dytë, të cilin e financon MI 6+SOE, përjashtohet çdo teori që Kosova të tjetërsohet, e ti takojë Shqipërisë (Lexo: Shërbimet e fshehta në Shqipëri dhe Kosovë 1943-1944). Dhe, Titos nuk i mbeti rrugë tjetër diplomatike kur e dinte se aty do të saktësohet çdo gjë, e më 21 nëntor 1944 në Kryesi të AVNOJ-it do të shprethejë si reja se : “Amnestohen të gjitha njësitet ÇETNIKE që kanë luftuar në anën e nazifashizmit dhe kundër UNÇ dhe AP të Jugosllavisë”. Me këtë Tito deshmoi publikisht se për interes të FOTELES në Beograd, është i gatshëm të gërmyset para serbëve dhe anglezëve që ishin në të njëjtat valë, sepse Londra e financonte Dianstinë e tyre, pa asnjë dilemë, duke menduar se ato hargjime do ti nxjerrë për një vit nga xehet e Kosovës, sidomos nga Trepça dhe ekstarktivat e saj.

Për ta lehtësuar riokupimin e Kosovës djalëria shqiptare nxirret nga Kosova dhe dërgohet në frontet tjera. E vërteta, për ta defaktorizuar Kosovën në çdo apsekt me urgjencë, do të lëshohet nga Shtabi Suprem i Jugosllavisë thirrja për MOBILIZIM, në kuadër të FRONTIT POPULLOR: “Çdo gjë për Frontin, çdo gjë për çlirim”-(Sve za front, sve za slobodu!). Kështu për një kohë rekorde (25 ditë) në Kosovë do të MOBILIZOHET e tërë djalëria shqiptare, e cila ishte e PRIVUAR që të ketë çfarëdo armatimi në duar, sepse i frigoheshin bumerangut. E për ta forcuar pozitën në Beograd, Tito për ti knaqë serbët do të orientohet që tua sigurojë Kosovën, duke vendosur diktaturë ushtrake, në mënyrë që pastaj të sillen si e kishin zakon-me mizori të papara, sidomos ndaj civilëve duarthatë.

Si u vendos diktatura ushtarke në Kosovë më 8 II 1945?

Pavle Joviqeviq dhe Pera Brajeviq më 26 XII 1944, drejtuan Kërkesë Shtabit Suprem të Jugosllavisë, që të vendoset Diktatura ushtarke në Kosovë, pa dijeninë e udhëheqësve politikë dhe ushtrakë të Kosovës (Milladinit dhe Fadilit). Kërkesa e tyre do të shqyrtohet seriozisht nga Tito dhe pa asnjë fakt nga 3 e deri më 8 shkurt 1945, kur do të aplikohet diktatura ushtarke. Drejtues i Shtabit Ushtark do të emërohet Sava Derleviq (një oficer kralevine, i cili kishte përvojë se si duhet sillet një institucion ushtarak kur atë e kërkon Institucioni më i lartë). Kuptohet se i tërë ekipi i tij ishte i përbërë prej oficerëve që më parë ishin ballafaquar me luftën e shqiptarëve, për tu çliruar nga pabarazia dhe padrejtësitë totale koloniale, përkatësisht për tu çliruar nga robëria jugosllave (serbe).

Në rrethana të Diktaturës ushtarke me skenar të Shtabit Suprem (regjisor paraqitet Tito-hb) tërë djalëria shqiptare në Jugosllavi jo vetëm e Kosovës, do të ndahet në dy fronte. Pjesa e parë prej 27,000 rekrutëve shqiptarë, do të planifikohet të largohet nga Kosova, me destiancion për Front të Sremit. Kurse në në njëjtën kohë do të instalohen në Kosovë, divizionet dhe brigadat sllave. Pjesa e dytë prej 18,500 rekrutëve shqiptarë, do të planifikohet të largohet nga Kosova për nevoja të Frontit të Adriatikut. Të dy kontigjentet, do të ndahen në TRI ESHALLONE, të cilave në çdo krijim të rrethanave të volitshme u përgatitej një ATENTAT KOLEKTIV. Rasti i parë për ta zabtuar këtë ATENTAT kolektiv, u provua pas ngarkimit të DIVIZIONIT Shaban Haxhisë në tren në vijën Kushumli-Nish. Aty parashihej që vagonat e trenit, në dalje të Prekupës të shkëputën nga lokomotiva dhe të ndodhë përplasja aksidentale. Por planifikimin e atentatit kolektiv, do ta hetojë oficeri Efendia nga Gjakova, duke e neutralizuar oficerin çetnik që ishte duke e çmontuar apartin lidhës të vagonave me lokomotivën, me ç’rast 20 vagonat do të mbeteshin pa busollë drejtimi; do të përplaseshin në një humnerë aty afër Nishit (5 kilomtra).

Tragjedia vijuese u ekzekutua në Frontin e Adrikatikut, ndaj rekrutëve shqiptarë, duke filluar nga hyrja në Shqipërinë Bregdetare, duke synuar të montojnë intrigën “që shqiptarët kanë bërë diverzion ndaj shqiptarëve”, sepse të njëjtin skenar e kishin realizuar në Tetovë( Magazina e duhanit) dhe Gostivar (Vrapçishtë). Por ploja e vërtetë mbi NJË eshallon shqiptar në Tivar, do të fillojë duke e kaluar Lumin BUNA. Pastaj kulmi i krimit u arrit në kasaphanen e Tivarit (31 mars-1 prill 1945) për të mbetur një pjesë e rekrutëve që të SHKRUMOHEN pastaj në një depo baruti afër Dubrovnikut, për tu mbytur në det në vijim afër Trogirit 79 rekrutë, këmbët e të cilëve ishin të përgjakura. (Merreni me mend, rekrutët futen të flejnë në deponë e barotit dhe kuptohet të gjithë u shndërruan në karbon pas dhjetë minuatsh, sepse çetnikët malazezë ua futën një gacë brenda.

Kur mbaroi skenari i DEFAKTORIZIMIT Ushtark të Kosovës, do të fillojë realizimi i pjesës dytë për defaktorizimin POLITIK. Aq më parë ky skenar ishte i nevojshëm për duetin Rankoviq-Gjillas, sepse Milladin Popoviqi dhe Fadil Hoxha, të befasuar dhe të pakënaqur me vënien e diktaturës ushtarake (8 shkurt 1945), do të shkojnë në Beograd më 19 shkurt 1945, për tu ANKUAR drejtpërdrejt te Josip Broz Tito. Por dinakëria e Titos do ti shmanget takimit dhe përfaqsuesit politik dhe ushtarak (Milladinin dhe Fadilin) do ti pranojë Millovan Gjillasi, për faktin se Milladini ishte malazez dhe Rankoviqin e “nënçmonte si njeri të pashkollë dhe të palogjikë civilizuese”. Shkurt, Milladini gjatë rrugës i kishte rrëfyer Fadilit se Rankoviqi është nga natyra njeri i dajakut, se është polici më i mirë i Titos. Dhe me të hyrë në zyrën e Millovan Gjillasit (19 shkurt 1945) i drejtohet Milladinit, pa e nxënë në gojë Fadilin, pa i përshëndetë fare, që do të thotë se ishte përgtitë skenari konfliktuoz: “Eja shoku Milladin ta ndajmë Kosovën sikurse e kemi darë Sanxhakun, në mes Serbisë dhe Malit Zi”. Aty për aty, Milladini do të reagojë se: “NDARJA e KOSOVËS nuk vjen në konsiderim, se Kosova nuk është Sanxhak, se nga Kosova 56,000 luftëtarë shqiptarë janë uniformuar në Ushtrinë antifashiste të Titos dhe Enverit”. Sipas kujtimeve të Fadil Hoxhës, Millovan Gjillasi ma nuk do të folë dhe duke bërë me dorë do ta largojë nga zyrja. Milladini do të stresohet dhe pas dy orëve do të kërkojë ndihmë mjeksore, që do të thotë se do të sëmuret nga nënçmimi dhe poshtërimi. Dhe pas këtij incidenti politik, tërë procedurën e reagimit kundër vendosjes së Diktaturës ushtrake në Kosovë, do ta marrë Fadil Hoxha. Ajo procedurë është botuar në librin tim Riokupimi i Kosovës nga Jugosllavia federative 1944-1999, Prishtinë 2017).

Në vijim, më 20 shkurt 1945, sipas Vlladimir Bakariqit do të merret një qëndrim ndaj të politikanëve të Kosovës. Milladini do të planifikohet të dërgohet AMBASADOR në Poloni. Kurse Fadil Hoxha, do të planifikohet të dërgohet ambasador në Turqi. Meqë Milladinin E VRANë më 13 mars 1945, Fadilin nuk do të guxojnë ta vrasin për shkak të mundësisë, që populli do të reagojë pa ndonjë planifikim. Por do ta survejojnë dhe do të mbetet nën hetime deri në Plenumin e Brioneve më 1966. (Raport i Komisionit shtetëror jugosllav për hulumtimin e deformimeve të UDB-ës, më 1966, posedohet).

Dueti Rankoviq-Gjillas përplasen se si ta defaktorizojnë Kosovën politikisht më 28 mars 1945

Por DEFAKTORIZIMI politik i Kosovës do të organizohet të ndodhë më 31 mars 1945, në Konferencën e Tretë të PKJ për Kosmet. Për çudi, drejtues të partisë në Kosovë, Millovan Gjillasi me aprovim të Titos do ta sjellë një katundar që quhej Gjoka Pajkoviq, e i cili do të bëjë skenare dhe do të zbatojë çdo mizori në Kosovë deri sa Millovan Gjillasi u burgos, për t’ia lëshuar pozitën prap një analfabeti –Dushan Mugoshës (1955/56, një vit Tito ishte në dyemendësi se si ta ndërrojë deri sa e mori pëlqimin e Rankoviqit).E vërteta më 31 mars 1945, arbitrimin se kush sa fiton në Kosovë do ta “peshojë” J. B. Tito. Bile, pas kësaj date do të lind një ankedotë partiake: A. Rankoviqi në Kosovë e mori livadhin (e përvetësoi politikisht Serbia Kosovën), kurse Gjillasi e mori sanën dhe otavën (e solli Gjoka Pajkoviqin për sekretar të partisë deri më 1956, kur aksioni i armëve dhe Procesi i Prizrenit e kishin gjakosë tërë popullin shqiptar, plus kishte filluar shpërngulja masive në Turqi, plus ishin sjellë 3,896 nëpunës të lartë malazezë në UDB dhe administratë e arsim fillor dhe të mesëm-hb).

Defaktorizimi parlamentar i Kosovës 9 prill 1945

Në fillim të prillit Dushan Mugosha do të organizojë në kuadër të Komitetit Shqiptar, që një delegacion i “parisë” shqiptare ta vizitojë J. B. Titon. Nuk ishte fjala te vizita Titos, por nga 9-12 prill 1945 i cili po mbahej si Kuvend i ASNOS-it (Kuvendi i Serbisë, i cili nuk ishte tubuar kurrë nga viti 1941 sepse Serbia ishte në luftë qytetare, dhe nuk kishte vend që nuk do ta kontrollonin njësitet çetnike të Drazha Mihajlloviqit dhe pushteti kuisling i Millan Nediqit 1941-1944. E vërteta në nëntor 1944 do të mbahet Mbledhja e Dytë e VASNOS-it, por aty nuk do të flitet asnjë fajlë për Kosovën. (Për këtë do të referohem më vonë edhe një herë!-hb). Delegacionin shqiptar në prill 1945, do ta përbëjnë 24 persona që kishin autoritet në popull. Këtij autoriteti popullor do ti prijë kush tjetër përpos MEHMET HOXHA (i cili nga misionarët anglez më 1943/44 ishte cilësuar si një MERCENAR i pafytyrë, sepse nga ata që kishin ardhur të punojnë për interesa të çlirimit të shqiptarëve, ky tip kërkonte para-Dejvis…), që zyrtarisht ishte ende Kryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës. Meqë delegacioni nuk dinte serbisht’, përkthyes do të vetemërohet Dushan Mugosha. Ndërsa sigurimin e delegacionit do ta kryej Spasoje Gjakoviqi (shef i OZN-ës).

  1. B. Tito e pret Delegacionin e Kosovës më 10 prill 1945 duke iu drejtuar Mehmet Hoxhës ndër të tjera se: “ Ju 90 % keni qenë me fashizmin, se Divizioni “Skenderbeg” ka qenë i formuar për të luftuar kundër partizanëve të mi”. Dushan Mugosha do t’ia përkthejë Titos se këta (shqiptarët) po pajtohen me juve plotësisht’. Por aty për aty, do të reagojë ashpër patrioti Halim Spahia i cili e njeh gjuhën serbe, me këto fjalë drejtuar Dushan Mugoshës: “Pse po e rreni Marshallin se ne po pajtohemi. E nuk pajtohemi fare se 90% kemi qenë me fashizmin, se nuk pajtohemi që Divizioni “Skederbeg” ka luftuar kundër partizanëve të Marshallit, sepse i tërë STAFI komandues ka qenë gjerman, sepse mbi 80% të rekrutëve kanë DEZERTUAR që në start. Se në Operaconin “Dargufengegenger” në vijat e para të frontit kanë qenë çetnikët e Moshan Gjuroviqit dhe Drazha Mihajlloviqit, sepse ai operacion në token e Malit Zi është zhvilluar nën komandën e oficerëve çetnikë të Malit Zi, se aty kanë pasë gisht edhe disa “partizanë” sllavë, që më 1941-1943 kanë qenë me çetnikë, e tash në Kosovë, pas AMNESTIMIT më 21 XI 1944 janë bërë si DAHIJËT E BEOGRDADIT, përkatësisht si kolonistët e Punisha Raçiqit. Njëri ndër ta është Shefi i OZN-s, Spasoje Gjakoviqi, i cili për çdo natë nepër Kosovë organizon pushkatime pa ligj e pa gjyq”. E vërteta Halim Spahia, nuk e dinte se pranë tyre ishte Spasoje Gjakoviqi, kuptohet në një paradhomë dhe i dëgjonte të gjitha kundërshtimet e Halim Spahisë (i pushkatuar më vonë me organizim të Gjakoviqit), i cili nuk ishte i vetmi kundërshtues. Kundërshtimet e Qamil Luzhës dhe Mehmet Krilevës aty në vijim mund të lexohen në librin tim “Kosova prej Buajnit në Kaçanik”, Prishtinë 1997.

Në këto rrethana do të krijohet një atmosferë sa që J. B. Titio do të zbehet (sipas Qamil Luzhës duke e shikuar Dushanin-hb), dhe në një moment do të fillojë të buzqeshë duke shtuar: “Të gjithë popujt në Jugosllavi kanë bërë kumari me okupatorin, dikush më shumë e dikush më pak”. Prap do të raegojë Halim Spahija duke thënë: “Zotëri Marshall, para disa ditësh e kam lexuar dokumentin zyrtar ku u thuhet njësive sllave që po hynin në Kosovë: “Vrani Aranutë dhe Gjermanë, e gjermanët pas 20 nëntorit 1944 e patën lëshuar Kosovën”. Tash Halimi do të flasë serbisht, me gabime por pa përkthyes,sepse nuk i besonte Dushan Mugoshës. Pas daljës së Delegacionit të Kosovës nga pritja te Tito, ordinansi i Sava Dërleviqit do të kërkojë nga oficeri kujdestar i Titos që Halimi dhe dy reaguesit tjerë (Q. Luzha dhe M. Krileva) të izolohen. Por, ai nuk do të pajtohet. Do ti drejtohet Spasoje Gjakoviqit me këto fjalë: “Kur të shkoni në Kosovë. Atje mund të kryeni punë. Këta ende kanë punë në ASNOS nesër, për tu pajtuar që Kosova me dëshirë don ti bashkohet Serbisë Federale”!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka …