Akademik, prof. dr Hakif Bajrami: Edi Rama po e luan rrolin e “Kalit Trojës’, në “minishengen”

Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI: TREPUSHTETI AKTUAL NË KOSOVË

Kosova e ka Kushtetën legjitime dhe legale. Në bazë të saj, dihet seicili institucion shtetëror se me çfarë detyrash është i autorizar t` i ushtrojë. Në bazë të Kushtetutës Republikës Kosovës, Qeveria e Kosovës e drejton politikën e jashtëme. Në këtë politikë ka hise ceremoniale edhe Presidenti i Republikës. Tash shtrohet pyetja, kush e ka autorizuar delgaconin e LDK-ës të takohet javë më parë me Grenellin në Berlin. Qeveria Jo. Edhe më konkretisht.  Kush e ka autorizuar Skender Hysenin pastaj të shkojë në SHBA e ta takojë Grenellin, për të na kthyer kërcnime të “serta”. Qeveria dihet publikisht, se jo. Atëherë sa politika të jashtëme i kemi në shtetin e Kosovës. Po del se së pakut tani për tani janë TRI POLITIKA: Presidenti ceremonial; Qeveria legjitme dhe Skenderi  ‘instutucional”. Pra, deri kurë bota do të na i lexojë naivitetet tona prej bajraktarësh mëhallësh. Dihet se edhe për një kohë të gjatë, do të paguajmë haraq prej mendjemëdhnjësh.

Kosovën dhe plagët e saj ia patën lyer me dyll ndërkombëtarët në Rambuje, duke e plasuar si “pjesë integrale e Jugosllavis Zhablakut më 1999. Tani, kur Jugosllavia e Zhablakut është shërbërë me largimin e Malit Zi, Kosova më 17 shkurt 2008 shpalli pavarësinë në saje të qëndrimit historik të drejtë të Gjorgj Bushit Ri, dhe, mirëkuptimit të shumicës së shtetve të BE-s. E vërteta, pas luftës 1999 në Kosovë Presidneti famëlartë Bill Klinton e kishte lërë një amanet: “Ne e fituam Luftën, Ju fitone paçën”. Këtë fjali të shekullit disa çarqe në Kosovë e kuptuan dhe e keqpërdorën në luftën për nepotizëm, korrupsion dhe garbitje të pasurisë shtetërore, pa asnjë përgjegjësi, natyrishtë duke koketuar me pushtetin “okupator” të UNMIK-ut dhe EULEX-it.

Data e 17 shkurtit 2008, i gëzoi shumë patriotë, se më në fund  pjesës së kombët fatmurg të Kosovës iu dha njëfar satisfaksioni për pavarsi, por me sanksionim Kushtetues, që shteti i ri nuk guxon t`i rrezokojë kufijtë me asgjë. Taksativisht aty thuhet edhe  fakti se Republika e Kosovës nuk guxon të bashkohet me asnjë shtet fqinjë. Më 2010 në këtë rreshtim, Gjykata e Drejtësisë në Hagë e lëshoi verdiktin që Kosova ka të drejtë ta shpallë pavarësinë, sepse nuk e RREZIKON me asgjë paqën ndërkombëtare.

Tri vite më vonë (2013) në Bruksel  Kryetari i Qeverisë Kosovës, dhe Kryetari i Qeverisë Serbisë, do të nënshkruajnë Marrëveshje , nga e cila më 2015, kur u rishqyrtua doli se pala e Kosovës i kishte shkelë për 23 herë parimet e Kushtetutës Kosovës. Në vijim, gjithnjë duke e harruar porosinë e Klintonit në krye të shtetit, u futën BYLMESËT (të paditurit dhe karieristët), sa që Kosovës ia ngjitën një FUSNOTË, ku patjetër në çdo takim ndërkombëtar, obligohet si logo ta vejë në tavolinë nominimin: Rezoluta 1244 e KS OKB, që implikon se: “Kosova është pjesë e Serbisë”. Këtë fakt  Serbia e ka të vizatuar edhe në Preambullën e Kushtetutës vet.

Le të dihet se me statusin e Kosovën taktizuan pa asnjë autorizim: Ketrin Ështon, Frderika Mogerini e tash po taktizon spanjolli Borelli me sllovakun ende  pa niçah Llajçak. E vërteta, edhe angelzja, edhe italianja edhe spanjolli  e sllovaku, nuk janë ata që do ta ndërtojnë mëtej shtetësinë e Kosovës. E vërteta, nëse neve nuk na pelqen ta themi, këta janë nga BE, e cila nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. E pse nuk po e mësojmë këtë realitet, por po e shpërndajmë institucionin shtetëror të jashtëm në TRI PJESË. Për këtë GRYERJE të substancës shtetëre, nga vetë ne, kush na ka faj  sot. Fajtor jemi vet, sepse i dijmë pozitat e çdo kujtë dhe i dijmë pasojat fare mirë, por karierizmi i neobajraktarëve na ka siellë buzë defaktorizimit të substancës shtetërore.

Sot ( mars 2020) në Kosovë pra publikisht veprojnë TRI PUSHTETE, plus nëse i shtojmë ndërskamcat bizare të opozitës, kinse po bëjmë politikë (!!!!), atëherë grisha e mollës, nuk mbetët për asgjë. Në lidhje me këtë, nëse dihet se  Prsidentit Hashim Thaçi, të cilit i ka mbetë ves puna e kohës kur ka punaur në ilegalitet; nëse puna “institucionale” e LDK-ës me plotë insufienca për vetëvetën 1989-1999, e që është “pushteti” i LDK-ës, e zgjatë havazin e vjetër, dhe në krye me Isa Mustafën dhe Skender Hysenin pa e pyetë fare as Parlamentin e as Qeverinë, e krye në veti shkon drejtë në Vashigton DC, dhe me Granellin e “ashpër”, na sjellë selame se: “ja si them unë, ja  SHBA  e largon ushtrinë nga Kosova”. Më duket, se këtë selam GRENELL nuk e thot dot, të paktën nuk guxon ta thot nga pozicioni Kushtetues AMERIKANE; nga pozicioni i  Kongresit dhe Senatit , as ta shtrojë në ndonjë takim. Këtë “kërcnim” në bazë të KUSHTETUTËS (që e njoh fare mirë-hb) amerikane nuk ka fuqi ta bëj Grenell, por kanë të drejtë vetëm TRE PERSONA: PRESIDENTI: NËNKRYETARI dhe SEKRETARI i shtetit. Diçka të tillë mund të shtrojë për diskutim edhe GJENERALI I USHTRISË, por me die dhe leje të tre të parëve. Dhe këtu përfundon çdo gjë. Megjithë këtë, neve nuk na ka hije të sillemi me një anarki të shtuar nga koha e “dypushtetit”, nga vitet 1989-1999, sepse për atë dypushtet kemi punuar të gjithë, duke mos i futur pyka LDK –ës fare, edhe pse e kemi pasë në dijeni, për çfar dypushteti është fjala. Tash nuk kemi nevojë për imporvizime karieriste, dhe bota nuk na i falë gabimet.

Pushteti i vërtetë: Qeveria e Kosovës-Qeveria e Alibin KURTIT, vetëm sa nuk është shpallë “persona non grata”, nga Skender Hyseni dhe isa Mustafa, me bekim të tërthortë të Presidentit Hashim Tahqi dhe partive opozitare, shumë të përqara dhe plotë insufienca e atrofi, me kulturë të kultit individit, të sojit të rregjimeve totalitare. Qytetarë të Kosovës politikën e jashtëme e drejton Qeveria, dhe këtu dilemës së krijuar me qëllim i vihet pikë.

Por çka të bëjmë ne që i kuptojmë çështjet profesionalisht? A kemi faj-po- apo jo! Nëse po, përgjigja është: kush të  pyet sot në Republikën e Kosovës, nëse nuk je pulen i nodnjë partie. Nëse jo, prap faji nuk është jetim, sepse institucionet tona shekncore janë në GJUMË të filozofisë “Nuk mirremi me politikë” .  E me besa me asgjë nuk kanë dëshmuar se mirrën me shkencë dhe arsimim të mirëfillët, sepse në botë e kemi vendin e parafundit.

Tani e shtrojmë një pyetje strategjike: po të dilnin sot në zgjedhje për President Adem DEMAÇI dhe Ibrahim RUGOVA, cili do të fitonte. E them pa ekivoke se do të fitonte Ibrahim Rugova, pa balotazhë sepse të tillë e kemi popullin, që iu beson ende hipotezave, të cilat si duket i pëlqejnë edhe disa shtete që janë në dymendësi , ose na urrejnë hapur. Dhe për fund e shtrojmë edhe pyetjën çfarë LLUKSI kanë partitë OPOZITARE kur  e relativizojnë fitorën  VV + LDK, kur vet kanë bërë koalicione të tilla. E vërteta, sulmet politike po ndodhin sikur t` i kishim 100 vjet shtet e jo 100 ditë “pushtet”, e të cilit i rrinë kmesa mbi kokë në çdo çast. Mendoni politikanë me tru e jo me format të zorrëve dhe të xhepit. E besa e shtrojmë edhe këtë pyetje: mos po zhvillohet Lufta e Tretë botërore bilogjike para syve tanë, e ne ende jetojmë në përçarje, thue se çdo gjë është normale.

Historia më e re tregon se “tigri prej letre” dikujtë i ka dalur prej dore, në stilin: është e mundur të krijosh një instutucion, por është më vështirë të ruhet vlera e tij. Kujtone qytetarë rastin e Çernoblit, kur Rusia Sovjetike e mbajti si çështje ilegale; kujtone rastin më të ri të Corona virusit që Kina e mbajti ilegal për një kohë. Pse sespe nuk kanë fuqi ta kontrollojnë “teknologjinë” e civilizimit. E pra, shtetin e Kosovës vet e kemi krijuar me miqë, por vetëm së bashku mund ta ruajmë e ta kultivojmë ashtu si e do Kushtetuta.

Më 16 III 2020 Prishtinë

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …