Dr. Rexhep Qosja

Akademik Rexhep Qosja: Kosova që nga pavarësimi i sajë nuk ka pasur shtetarë

Akademik Rexhep Qosja, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për zhvillimet në Kosovë dhe në Shqipëri. Qosja ka thënë se në institucionet e Kosovës janë përmbysur drejtësia, e vërteta dhe etika. Ai ka theksuar se institucionet politike e shtetërore të Kosovës janë të zhytura në korrupsion. Ai thotë se prej se Kosova është bërë shtet i lirë e më vete, më 17 shkurt 2008, ka pasur disa kryetarë e kryetare të shtetit, disa kryetarë të Kuvendit dhe disa kryeministra. Por, shtetarë, prijës, nuk ka pasur. Qosja ka kritikuar edhe kryeministrin Haradinaj për rritjen e pagës. Sipas tij, Haradinaj u bë kryeministër në një kohë kur në Kosovë janë mbledhur shumë të këqija e shumë dëshpërime e ky, sipas Qosjes, ia shtoi edhe vetë disa të këqija të reja e shumë dëshpërime Kosovës. Akademik Qosja ka thënë se Akademia e Kosovës duhet të nxirret sa më parë prej thonjve të një klani partiak

Kontrolloni gjithashtu

Bardhyl Mahmuti pajtohet me deklaratën e Grenellit se Legjitimiteti i gjykatës në Hagë është rrënuar tërësisht

Ish-përfaqësuesi politik i UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar ndaj deklaratës së Richard Grenell, i deleguari …