Akademik Rexhep Qosja nderon kontributin e prof. Ahmet Qeriqit: "Ka përhapur kohezionin mes Kosovës dhe Shqipërisë"

Akademik Rexhep Qosja nderon kontributin e prof. Ahmet Qeriqit: “Ka përhapur kohezionin mes Kosovës dhe Shqipërisë”

Sot, në Radion Kosova e Lirë, Akademik Rexhep Qosja, i shoqëruar nga nipi i tij Valjeti, ka shprehur ngushëllime për shkuarjen në amshim të Profesor Ahmet Qeriqit, drejtorit të nderuar të RKL-së. Gjatë bisedës emocionuese, z. Qosja ka kujtuar kontributin e jashtëzakonshëm të profesor Qeriqit për Kosovën, duke e cilësuar atë si një figurë kyçe që ka lënë gjurmë të thella në historinë kulturore dhe politike të vendit.

Akademik Qosja ka theksuar se Ahmet  Qeriqi kishte një përkushtim të palëkundur për Kosovën, duke e përmendur si shtyllën kryesore të themelit të RKL-së. Ai ka vlerësuar veprën e tij në fushat e edukatës, kulturës dhe politikës, duke e quajtur atë një njeri që ndërtoi ura mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ndër të tjera prof Qosja tha: “Ahmet Qeriqi, për talentin e tij krijues, qëndrimin e tij politik dhe përkushtimin e tij në çështje sociale, shoqërore, politike, etike, shpirtërore, kulturore, atdhetare dhe patriotike, ka përhapur dhe kultivuar kohezionin mes Kosovës dhe Shqipërisë,” duke theksuar ndikimin e tij të fuqishëm në konsolidimin e lidhjeve ndërkombëtare dhe kombëtare të shqiptarëve. Sipas tij, Ahmeti kishte lënë një ndikim të paharrueshëm në shumë individë që besojnë se Bashkimi Kombëtar është një mundësi reale dhe e arritshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti i referohet “Komunave të Ahtisaarit” dhe kritikave për pakon e Ahtisaarit në deklaratat e tij pas zgjedhjeve të 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 duke …