Rexhep Qosja

Akademiku, Rexhep Qosja i ka bërë një analizë të thellë gjendjes aktuale në Kosovë, në prag të zgjedhjeve të 6 Tetorit

Në një shkrim analitik mbi rrjedhat aktuale në Kosovë me fokus të veçantë në zgjedhjet e parakohshme të 6 Tetorit, akademiku, Rexhep Qosja i ka bërë një analizë të thellë gjendjes aktuale në Kosovë e më gjerë. Ai është ndalur veçmas në luftën që i kanë shpallur korrupsionit, liderët më të korruptuar. dhe mes tjerash ka analizuar një shembull konkret që ka të bëjë me korrupsionin e trashëguar që 30-vjet.  Pengesa e parë që s’mund ta bëjë, Vjosa Osmani, këtë luftë është shtëpia e kryetarit të parë të LDK-së, Ibrahim Rugova, e ndërtuar në mënyrë korruptive, me mjete të plaçkitura prej popullit. Kësaj pengese të parë që del para kandidates Vjosa Osmani duhet shtuar edhe mjetet mbi shtatë mijë euro në muaj, që janë mjetet financiare të 23 familjeve, me të cilat financohet sot, pa asnjë arsye, pa asnjë bazë ligjore, pa asnjë përgjegjshmëri politike, pa asnjë moral politik e shoqëror, familja e të njëjtit ish kryetar, mandej vetura e caktuar për bashkëshorten e tij që me gjithë shoferin paguhet prej qeverisë së Kosovës, mandej ngritja qeveritare e anëtarëve të familjes së tij në poste politike e shtetërore, dhe privilegjet e tjera që nuk mund të arsyetohen në asnjë mënyrë në shtetet demokratike, të qytetëruara.

Qosja ka analizuar me realizim dhe korrektësi gjendjen e sëmurë rëndë të shoqërisë në Kosovë e më gjerë si rezultat i keqqeverisjes, korrupsionit, abuzimeve dhe denigrimit të vlerave shoqërore e kombëtare. ( Gjerësisht në analiza)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …